Arkiva e lajmeve
                   

PUNËTORITË EDUKATIVE NË KUADËR TË PROJEKTIT “VEPRIMET PREVENTIVE PËR QËLLIM TË PARANDALIMIT TË MARTESAVE TË HERSHME TEK ROMËT NË RRETHIN E JABLLANICËS”

8. dhjetor 2016.

Leskoc – Në kuadër të projektit “Veprimet preventive për qëllim të parandalimit të martesave të hershme tek romët në Rrethin e Jabllanicës”, oganizata joqeveritare “ROSA” (Rimëkëmbja, bashkëpunimi dhe alternativa rome), ka organizuar punëtorinë e parë edukative e cila është mbajtur në hapësirat e SHF “Svetozar Markoviq” në Leskoc. Punëtoria është dedikuar për 20 nxënës rom të klasave të larta, si edhe për prindërit fëmijët e të cilëve ndjekin shkollën.

„Në punëtorinë edukative do të tregohen problemet shëndetësore, ekonomike dhe sociale të lidhjes së martesës së hershme, ndërsa nga ana tjetër do të tregohen mundësitë të cilat realizohen me arsim dhe punësim”, ka thënë koordinatorja e projektit Laura Saitoviq, e cila ka shtuar se me realizimin e këtij projekti dëshiron që të ndikoj në ndërgjegjën e nxënësve të nacionalitetit rom, por edhe të prindërve të tyre, të cilët konsiderohen si faktor kryesor në parandalimin e martesave të hershme, fëmijërore, të kontraktuara dhe të dhunshme.

Jovica Marjanoviq, drejtori i shkollës fillore “Svetozar Markoviq”, thekson rëndësinë e këtyre ligjeratave për shkollën:

“Në dhjetë vitet e kaluara ka ndodhur që fëmijët tanë të lëjnë shkollën para përfundimit për shkak të rrethanave të ndryshme, apo nuk regjistrojnë shkollën e mesme, çka është edhe më e rëndësishme. Ne më herët kemi hapur dyert e shkollës për këto nevoja dhe shpresoj që nga kjo do të dalë diçka e mirë, që romët e rinj të mbesin në popullatën shkollore. Momentalisht këtë shkollë e ndjekin 138 nxënës të nacionalitetit rom dhe në mesin e tyre ka fëmijë të cilët kanë arritur sukses të madh dhe të cilët tregojnë rezultate të jashtëzakonshme.”

Projekti realizohet në katër komuna të Rrethit të Jabllanicës, Leskocit, Lebanit, Bojnikut dhe Vllasotincës, në bashkëpunim me qendrat për punë sociale nga komunat e theksuara, ndërsa e financohen përmes programit të Progresit Europian, UE-së, Qeverisë së Zvicrrës dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Burimi: Romifomedia dhe Trupit Koordinues