Arkiva e lajmeve
                   

PUNËTORIA MBI BAZAT E UNIONIT EUROPIAN PËR PRAKTIKANTËT

16. dhjetor 2013.

Zyra për të drejtat e njeriut dhe pakicave ka organizuar punëtori me titullin “Bazat e eurointegrimeve” në info qendrën e EU-së, në hapsirat e Shtëpisë për të rinjë. Qendra e informimit e Unionit Europian është vendi në të cilin qytetarët mund të fitojn njohuri rreth Unionit Europian, institucioneve të saj dhe mardhënieve në mes  të EU-së dhe Sërbis.

Punëtoria është organizuar në kuadër të Programit për praktikant të pakicave nacionale në institucionet shtetërore në Republikën e Sërbisë, të cilin për katër vite me radhë e realizon Zyra për të drejtat e njeriut dhe pakicave.

Marina Rakiq, ligjeruese në info qendrën e UE-së, me qëllim të përmirsimit të informimit të përgjithshëm mbi Unionin Europian, me praktikantët ka folur për historinë, institucionet, zgjerimin e UE-së dhe për bisedimet në mes të UE-së dhe Republikës së Sërbisë. Në kuadër të temës së fundit, praktikantët kan pasur mundësi që më shumë të njihen me çështjet siç është lëvizja e lirë e mallrave, punëtorëve, dhe që të informohen më shum rreth çështjes së gjygjësisë, të drejtat e qytetarëve, lirisë dhe sigurisë së tyre.

Një pjesë e ligjeratë u është dedikuar perspektivave të cilat happen për Republikën e Sërbisë me bashkangjitjen e sajë në Unionin Europian. Praktikantët janë njoftuar edhe me IPA fondet (instrument për ndihmë para procesit të antarsimit në UE) të cilat janë në dispozicion të gjithëve në Republikën e Sërbisë.

Për ne, praktikantët, pjesa më interesante ishte pjesa e cila i dedikohej mbrojtjes së drejtave të njeriut dhe pakicave dhe standardeve antidiskriminuese në UE.

Kjo punëtori për mua ishte mjaft e rënësishme sepse mu është dhënë mundësia të mësoj mjaftë  sende të reja mbi mardhëniet e Unionit Europian dhe shtetit tonë.

Arbnora Limani

Praktikante në Shërbimin e trupit Koordinues në Beograd