Arkiva e lajmeve
                   

PUNËTORËT E DREJTORIA PËR NDËRTIM NË BUJANOC KALOJNË NË KOMUNALI DHE KOMUNË

9. dhjetor 2016.

Bujanoc – Në Bujanoc me vendim të këshilltarëve të parlamentit lokal është shuar Ndërmarrja Publike Drejtoria për Ndërtim, ndërsa të gjithë  të punësuarit do të sistemohet në vende të tjera të punës.

Kjo është mundësuar me vendimet mbi administratën lokale dhe mbi Ndërmarrjen Publike Komunalia, sipas të cilave një pjesë e Drejtoria për Ndërtim iu është bashkuar Komunalisë, ndërsa një pjese e të punësuarëve është transferuar në administratën komunale.

Avokati i Komunës, Radomor Ristiq, në mbledhjen e Kuvendit Komual ka thënë se administrate lokale në të ka vendosur përshkak të përshtatëshmërisë me Ligjin mbi Sistemin Buxhetor.
 

Ristiq ka thënë se nuk ka qenë e mundur që të kryet riorganizimi i Direksionit për Ndërtim, duke saqurar se “asnjë pjesë e tij nuk ka mundur të veprojë komercialisht”.
 

“Në Drejtorinë ka pasur 35 të punësuar, ndërsa duke marrë parasysh se në komunë është papunësia ekstreme dhe se për çdo familje është i punësuar vetëm nga një anëtarë i familjes, kjo praktikisht është 35 familje, kështu që kemi edhe komponentën sociale të këtyre vendimeve”, ka thënë Ai.

Ristiq ka thënë se Komunalisë do t`i bashkohet edhe një pjesë e Drejtorisë për Ndërtim, e cila është marrë me punët e parkingut, sinjalizimit të komunikacionit dhe ndriçimit publik me 18 punëtorë, ndërsa në administratën komunale do të sistematizohen 17 prej tyre.

“Nuk ka egzistuar mundësia as që nga Drejtoria të ndahet pjesa e Servisit të Parkingu si një pjesë e posaçme, sepse as ata nuk kanë mundur të operojnë me fitim dhe pavarsisht të mbijejtojnë në treg”, ka thënë Ristiq. 

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka thënë se me sistematizimin e punëtorëve nga Drejtoria për Ndërtim nuk do të ndryshohet numri i përgjithshëm prej 507 të punësuarve, për sa ka edhe leje komuna nga Ministria për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale e Republikës së Serbisë.

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues