Arkiva e lajmeve
                   

PUNË PËR SHQIPTARËT NË POLICI DHE ADMINISTRATË DOGANORE

17. maj 2011.

Milan Markoviq, kryetari i trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, paralajmroi vazhdimin e aktiviteteve në integrimin e shqiptarëve në sistemin shoqëror dhe shtetëror të Sërbis, dhe tha se kjo nënkupton dhe punësimin e shqiptarëve në Administratën doganore.

Markoviq tha se deri në fund të vitit më shumë se 20 shqipëtar do të punësohen në Administratën doganore dhe Administratën tatimore, duke rikujtuar se është duke vazhduar konkursi ri për pranimin e shqiptarëve në policin multietnike. Ai gjatë pauzës së mbledhjes përkushtuar  10 vjetorit të punës së Misionit OEBS në Sërbi tha se prej para dy  viteve të rikonstruimit të punës së Trupit Koordinues shumë gjëra kanë ndryshuar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

„Shumë gjëra janë ndryshuar, para se të gjithash në sferën e arsimit të shoqërisë civile, imformimin dhe inkurajimin e të rinjëve të cilët për disa vite do të jenë udhëheqësit  e jetesës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë“, tha Markoviq, i cili është edhe ministër i të drejtave të njeriut dhe pakicave dhe i Administratës publike dhe Pushtetit lokal.

Ai gjithashtu njoftoi për hapjen e paralelës së fakulltetit Ekonomik në Bujanoc, si dhe ndërtimin e maternitetit në Preshevë, duke cilësuar se e gjithë kjo do të kontribojë në integrimin më të mirë të shqipëtarëve në sistemin shoqëror dhe shtetëror të Sërbisë.