Arkiva e lajmeve
                   

PUBLIKOHET LISTA E RE E ÇMIMEVE TË PAGESAVE RRUGORE NË SERBI

25. shkurt 2021.

Beograd,  Preshevë - Lista e re e çmimeve për përdorimin e autostradave në Serbi do të zbatohet nga e enjtja, 25 shkurt.

Shoferët e kamionëve do të ndiejnë më shumë rritjen e çmimeve të pagesave rrugore. Ata zakonisht paguajnë më së shumti për kalimin në autostrada, kështu që pritet që korrigjimi prej 1.8 përqind të ketë ndikimin më të madh në këtë kategori të automjeteve.

Drejtuesit e makinave do të paguajnë 10 deri në 30 dinarë më shumë në varësi nga pjesët rrugore, ndërsa kamionistët do të duhet të paguajnë 50 deri në 160 dinarë më shumë se para rritjes së çmimit.

Udhëtimi nga Beogradi për në Preshevë për kamionët do të kushtojë 8.910 dinarë në vend të 8.750, dhe ky është ndryshimi më i rëndësishëm.

И у категорији аутомобила највећа разлика је на деоници између Београда и Прешева, где ће накнада уместо 1.460, бити 1.490 динара.

Në kategorinë e veturave, ndryshimi më i madh është në rrugën midis Beogradit dhe Preshevës, ku pagesa rrugore do të jetë 1.490 dinarë në vend të 1.460.

Rregullimi i çmimit të pagesave rrugore është mesatarisht 1.8 përqind dhe është në përputhje me rritjen e çmimeve me inflacionin, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Burimi: Vesti Online, Veçernje Novosti, Serbia Danas, Alo dhe Trupi Koordinues