Arkiva e lajmeve
                   

PROMOVIMI I SHKOLLAVE USHTARAKE

19. mars 2018.

Vrajë – Në Vrajë dje është mbajtur promovimi i shkollave ushtarake, në të cilën kanë marrë pjesë një numër i madh i personave të interesuar.

Sipas fjalëve të majorit Igor Milanoviq, interesimi për shkollat ushtarake si çdo vit është i madh. Konkursi për regjistrim të nxënësve në Gjimnazin Ushtarak është kryer dej, ndërsa konkursi për shkollën e mesme profesionale është ende i hapur.

„Nxënësit potencial kanë pasur mundësi që për së afërmi të njoftohen me programet dhe kushtet studimore për shkollim në shkollat ushtarake, por edhe më shumë të njoftohen me detyrat, obligimet dhe përgjegjësinë e madhe të cilën me vete e mban kjo punë”, tha Millanoviq.

Në promovimin e djeshëm të shkollave ushtarake nxënësve iu drejtuar edhe Sinisha Anakiev nga Vraja, pilot në aeroplanin MIG-29, i cili ka qenë mysafir i programit të mëngjesit në RTV Ritam. Ai për shikuesit e televizionit RTV Ritam ka folur rreth përvojave të veta dhe ka dërguar porosi të qartë të rinëve se për çfar arsye duhet t`i zgjedhin shkollat ushtarake.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues