Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTI “NJË HAP MË SHUMË – NJË HAP MË AFËR”

24. shkurt 2015.

Vrajë – OJQ “Neksus”, në bashkëpunim me partneren e saj OJQ “Ofer” nga Bujanoci, kanë filluar fazën e parë të realizimit të projektit “Një hap më shumë – një hap më afër”, përmes organizimit të punëtorive edukative për përdorimin e “Forum” teatrit në Vërnjaçka Banjë.

Projektin e mbështet Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, në kuadër të konkursit për projektet e organizatave për përmirësimin e pozitës dhe statusit të romëve në Republikën e Serbisë.

Qëllimi i projektit është inkurajimi i veprimeve të tërë bashkësinë shoqërore ndaj romëve, përmes vendosjes së dialogut dhe bashkëpunimit në mes akterëve të ndryshëm shoqëror të nivelit lokal.

Punëtoritë janë organizuar për akterët më të rëndësishëm të procesit edukativo-arsimor, arsimtarët, mësuesit, bashkëpunëtorët, organizatat rome të shoqërisë civile, të cilët aftësitë dhe dituritë e tyre i zbatojnë duke përdorur teknikat e “Forum” teatrit, në punën me nxënësit në shkollat e rrethit të Pçinjës, për qëllim të zhvillimit të vetëdijes së nxënësve, por edhe të gjithë bashkësisë rreth rëndësisë së rrepsektimit të diversitetit.

Me këto aktivitete do të rritet kapaciteti i akterëve kyç të procesit arsimor, të rinjëve si bartës të ndryshimeve në bashkësinë lokalë dhe të forcohet koordinimi në mes akterëve relevant në njësitë e vetqeverisjeve lokale në mënyrë që të parandalohet diskriminimi dhe të bëhet avansimi i pozitës së nacionalitetit pakicë rom.

Me veprimet e përbashkëta të të gjithë akterëve në shfaqjet e  “Forum-it”, synohet që të kthehet kujdesi i prindërve, nxënësve, bartësve të procesit arsimor dhe të tërë publikut ndaj pozitës rome, si dhe hapja e hapësirës së re për dialog, me të cilin do të inkurajohet ndërtimi i shoqërisë tolerante ndaj diversiteteve dhe mirëkuptimit të vlerësimit të ndryshëm.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Misioni i OSBE-së në Serbi.

Burimi: OJQ “Neksus” dhe Trupi Koordinues