Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTI INKURAJUES I PËRGJEGJËSIS SHOQËRORE

19. korrik 2012.

Një grup prej njëzet e një përfaqësuesve të shoqërisë publike, private dhe civile diskutuan mundësitë për bashkëpunim në mes të sektorit të biznesit dhe bashkësive lokale, përmes iniciativave të përgjegjësisë korporative sociale. Në mesin e pjesëmarrësve ishin drejtori i përgjithshëm i BAT (British American Tobacco), dhe përfaqësues të zyrës së zhvillimit ekonomik dhe agjencisë rajonale për zvilim nw rrethi e Jablanicës dhe Pcinjës. Pjesëmarrësit identifikuan pesë projekte e mundshme të përgjegjësisë sociale në zonën e Vranjës në bashkëpunim ndërkomunal (i përbërë nga Vranja, Bujanoci, Presheva dhe Vlladiçin Hani), duke përfshirë :  mbikëqyrjen e shkollave,programin për punë praktikë të rinjve,  financimin e rindërtimit e teatrit të qytetit i cili ishte djegur, mentorimin të biznesit për ndërmarrjet rajonale të vogla dhe të mesme dhe aktivitetet vullnetare të ndryshme në fushën e mbledhjes së mbeturinave.Komunat dhe qyteti i Vranjës do të zhvillojë idenë e  projekteve përmes një grupi pune i cili do të përfshijë përfaqësues nga të gjitha tre sektorë, të cilat do të koordinojnë aktivitetet e përgjegjësisë korporative sociale dhe të punojnë në gjetjen e fondeve.