Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTI I SIPËRMARRËSEVE PËR NJË BASHKPUNIM MË TË MIRË ME PARLAMENTIN

26. dhjetor 2013.

Beograd – Shoqata e grave të punësuara të Serbisë e ka filluar realizimin e projektit „Sipërmarrëset  kontribuojnë në zhvillimin e politikave ekonomike në kontekstin e ri politik“ që të forcojnë bashkpunimin në mes shoqatatave të sipërmarrëseve lokale dhe parlamentit, dhe në këtë mënyr të ndikoj në formulimin e politikave sensitive gjinore.

Prioritet i sipërmarrëseve në Serbi për të cilët është e nevojshme që të ken përkrahjen e parlamentit do të jenë të prezentuara përmes punës së bordeve në parlament, thuhet në deklaratë. Aktivitetet në këtë projekt do të mbahen në shtatë qytete, në të cilët qytete përfshihet edhe Bujanoci.

Parlamenti i ka dhënë përkrahje institucionale këtij projekti të cilën e finanson Delegacioni i Unionit Evropian dhe Zyra për bashkupim me shoqëritë civile. Projekti përfshin edhe mbajtjen e pesë puntorive për “buxhetimin gjinor”, i cili do të realizohet në Beograd, Baçkë të Petrovcit, Subotic, Zajeçar dhe në Bujanoc, si dhe tryeza të rrumbullakëta në të gjitha shtatë qytetet, në të cilët do të prezentohet Platforma.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues