Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKTI I PËRKRAHJES PËR BASHKËSITË LOKALE I FONDACIONIT DIVAC

20. maj 2016.

Beograd – Fondacioni Ana dhe Vlada Divac ka prezentuar Projektin përkrahës për bashkësitë lokale në aspektin e krizës së refugjatëve, të cilin e realizon në bashkëpunim em USAID-in. Drejtoresha e Fondacionit Ana dhe Vlada Divac, Ana Koshel, tha se problemi i refugjatëve dhe emigrantëve ende egziston dhe se në Serbi momentalisht gjinden më shumë se 1.000 njerëz, të cilët qëndrojnë disa ditë ose shkojnë apo mbesin disa muaj.

“Ne ende do të punojmë, hapat tjerë janë rekonstruktuimi i tri barakave në Qendrën e Përkohshme Pranuese në Kërnjaç, në të cilën do të sigurohen kushtet më të mira për qëndrim për më shumë se 200 njerëz, kemi ekipe mobile në të gjitha pikat kufitare, atje distribuojmë ndihmën humanitare sëbashku me USAID-in”, tha Koshel.

Sinisha Çagjo nga USAID-i theksoi se projekti i ri përkrahës për vetqeverisjet lokale do të zgjasë një vitë e gjysmë dhe i cili ka vlerë prej 720.000 dollarëve, ndërsa fokusi ynë është në komunat ku kriza e emigrantëve është në gjendje edhe më problematike. 

“Idea që të bashkëpunojmë me pushtetin lokal dhe me OJQ-të në terren, si dhe me vet emigrantët, kështu që në një mënyrë të arrijmë që t`i zbusim pasojat e kësaj krize të emigrantëve”, tha Çagjo.

Në periudhën e ardhshme do të organizohen trajnimet dhe punëtoritë në të tetë komuna, të cilat do të përshtaten nevojave specifike, posaçërisht në qendrat ku janë përkohësisht akomoduar refugjatët, ndërsa përveç kësaj janë ndarë edhe mjete për paisjet e nevojshme në komunat dhe për organizatat e caktuara të sektorit civil.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues