Arkiva e lajmeve
                   

PROJEKIT NË SERBI I CILI ANGAZHOI 1.950 PERSONA

29. mars 2018.

Beograd - Projekti katërvjeçar i Agjensionit Zhvillimor të Serbisë dhe USAID, për një sektor të fuqishëm privat kontribuan në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Serbinë jugore dhe jugperëndimore.

Kështu që në 12 komuna janë hapur 487 vende të përhershme të punës, 159 vende të punës për kohë të caktuar dhe rreth 1.300 punë sezonale.

Në qytetet e Vrajës, Leskocit dhe Novi Pazarit, dhe komunave Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Rashkë, Sjenicë, Tutin, Priboj, Prijepole dhe Novi Varosh, në trajnimin për fillestarët në biznes morën pjesë më shumë se 380 persona nga kategoritë e grave dhe të rinjve, prej të cilëve 71 e filluan biznesin e vet dhe për të cilin u ndanë 761,000 dollarë të mjeteve të pakthyeshme për blerjen e pajisjeve të nevojshme, u tha dje në prezantimin e rezultateve të projektit RAS dhe USAID.

Janë mbajtur më shumë se 380 trajnime për kategoritë e ndryshme të përdoruesve, u mbajtën më shumë se 1.300 orë konsultime, si dhe më shumë se 13.000 orë mentorim dhe tre takime B2B në Leskoc në vitin 2016, Novi Pazar dhe Zlatar në vitin 2017, ku morën pjesë mbi 200 shfrytëzues.

Drejtoresha i Misionit të USAID-it, Azha El-Abd, tha se përmes partneritetit midis RAS dhe USAID, në këtë projekt janë siguruar shërbimet për 184 ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe tetë shoqata biznesi dhe grupime në formë të trajnimit sipërmarrës, trajnim individual dhe mentorim, kontakteve të biznesit me kompani të tjera, grante për blerjen e pajisjeve, si dhe mundësi e pjesëmarrjes në panaire tregtare ndërkombëtare.

Ajo shtoi se vlera e përgjithshme e projektit arriti në katër milionë dollarë dhe se qëllimi i saj ishte të forconte kompanitë e sektorit privat në zonat ekonomikisht të cenueshme.

Partneriteti midis RAS dhe USAID për këtë projekt ka çuar në përmirësimin e konsiderueshëm të ekonomisë së rajoneve të pazhvilluara në Serbi, rritjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe rrjetëzimit të tyre, tha u.d drejtori i RAS, Radosh Gazdiq, dhe vuri në dukje se një nga synimet e kësaj agjencie është zhvillimi i barabartë i Serbisë

"Nëpërmjet këtij projekti, ne kemi mundësuar që kompanive në fushën e industrisë agro-industrisë, modës, tekstilit dhe veshjeve dhe industrisë së këpucëve, si dhe industrinë e lehtë,  të rrisin eksportet dhe shitjet, ndërsa gjëja më e rëndësishmja është që ato të krijojnë vende të reja pune", tha Gazdiq.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, Dragan Grgureviq theksoi se Ministria mbështet çdo lloj partneriteti dhe projektet që synojnë afirmimin e sipërmarrësisë në Serbi dhe që për vite me radhë është vendosur në mënyrë strategjike për të dhënë mbështetje të fuqishme për zhvillimin e frymës sipërmarrësore.

"Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ne tani, në momentin kur procesi i privatizimit ka mbaruar dhe kur po kthehemi gjithnjë e më shumë në zhvillim. Motori i zhvillimit të ardhshëm, punësimit të ardhshëm dhe rritja e GDP, ne shohim sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme", shtoi Grgureviq.


Ai tha se sot në Serbi ka më shumë se 360.000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme që punësojnë rreth 900.000 njerëz dhe se Ministria këtë vit ka shpallur programet e para të mbështetjes, që siguroi 750 milionë dinarë mjete të pakthyeshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

"Unë pres që rreth 560 milionë dinarë subvencione do të jenë në dispozicion së shpejti dhe Ministria e Ekonomisë do të bashkëfinancojë blerjen e pajisjeve të reja," tha Grgureviq.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues