Arkiva e lajmeve
                   

PROGRESI EUROPIAN: JANË MIRATUAR PROJEKTET E PARA PËR SIPËRMARRJET E MESME DHE TË VOGLA

29. prill 2015.

Prijepolë – Këshilli Administrativ i programit zhvillimor PROGRESI Europian, në takimin e djeshëm ka miratuar pesë projekte me vlerë prej 198.000 eurove, për ofrimin e mbështetjes për klasterët, prej të cilës shumë Unioni Europian dhe Qeveria e Zvicrrës do të sigurojnë 174.000 euro, ndërsa shumën e mbetur prej 24.000 eurove do t’a sigurojnë vet klasterët. Me këto projekte do të ndihmohen 28 kompani të vogla dhe të mesme në juglindje dhe jugperendim të vendit, ndërsa pritet që përmes realizimit të akitviteteve të happen më sëpaku 15 vende të reja të punës dhe me këtë që të rritet fitimi dhe eksporti për më sëpaku 5 përqind.

Në këtë takim gjithashtu është miratuar ndihma teknike për dhjetë komuat, në krijimin e planeve të investimeve kapitale dhe programit buxhetor për vitin 2016. Përpilimi i planeve të investimeve kapitale është pjesë e përpjekjeve që të përmirësohet procesi i identifikimit, zhvillimit dhe realizimit të projekteve të cilat mund të japin kontribut të madh në zhvillim. Qeverisjet lokale në përputhje me Ligjin mbi Buxhetin, kanë filluar të zbatojnë buxhetin e programuar pre vitit 2015, mirëpo ende i’u është e nevojshme ndihma profesionale, në mënyrë që në tërësi të zbatojnë këtë model të buxhetit, i cili kontribon veprim të hapur në menaxhimin e finansave publike.

Pas takimit të djeshëm, Këshilli Administrativ ka miratuar edhe kriteret për ftesat publike për zhvillimin e sistemit informativ gjeografik (GIS), projektet e partneritetit privato-publik dhe projektet për fillimin e biznesit në pronësi të grave. Gjitashtu është aprovuar edhe plani për ofrimin e ndihmës për komunat në avansimin e zhvillimit të përfshirjes sociale përmes punësimit të grupeve të rrezikuara.

Në takim është prezentuar edhe përparimi të cilin programi e ka arritur në çerekun e parë të këtij vit, ndoshta treguesi më i mirë i përparimit janë të dhënat mbi 77 projektet e miratuara për finansim me një vlerë të përgjithshme prej 1,12 milionë eurove. Edhe njëri ndër rezultatet kyçe i arritur në këtë periudh është edhe shpallja e ftesës për dorëzimin e propozim projekteve të infrastrukturës lokale nga ana e Sektorit për Kontraktim dhe Finansim të programit nga mjetet e Unionit Europian, pranë Ministrisë së Financave të Qeverisë së Serbisë. Nga ana tjetër, anëtarët e Këshillit Administrativ kanë shprehur sfidat me të cilat ballafaqohet Programi.

Udhëheqësi i Këshillit Administrativ, Branko Budimir, nga Zyra për Integrime Europiane, ka thënë se deri më tani është i vogël numri i propozim projekteve të cilat kanë arritur  e që kanë të bëjnë direkt me zhvillimin ekonomik. Nga 53 propozim projektet e arritura për përpilimin e dokumentacionit teknik, vetëm gjashtë prej tyre kanë qenë të sferës ekonomike, ndërsa 53 përqind të propozimeve kanë qenë për rekontruktuim të infranstrukturës egzistuese. Ai ka ftuar përfaqësuesit e qeverisjeve lokale që mirë t’i identifikojnë projektet të cilat kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, që në mënyrë sa më efikase t’i harxhojnë mjetet të cilat janë në gadishmëri përmes PROGRES-it Europian.

Ana Stankoviq, pranë Delegacionit të Unionit Europian, ka thënë se komunat duhet t’i rrespektojnë dinamikën fillestare dhe implementimin e projekteve dhe të gjitha vonesat në fillim, duke i përfshirë edhe vonesat në pagesat e mjeteve kofinansiare nga ana e komunës, mund t’a ngadalësojnë realizimin e projekteve.

Përfaqësuesi i Zyrës Zviceriane për Bashkëpunim në Serbi, Petar Vasilev, ka shtuar se në realizimin e projekteve duhet të egzistojë shkallë e caktuar e bashkëpunimit dhe se “donatorët duhet të jenë të sigurtë që komunat e caktuara të llogariten si partner të mirë”.

Takimin e udhëhoqi Zyra për Integrime Europiane e Qeverisë së Republikës së Serbisë, ndërsa në të kanë marrë pjesë përfaqësuesit e ministrive të ndryshme të Republikës së Serbisë, komunat të cilat marrin pjesë në realizimin e PROGRES-it Europian, përfaqësuesit e agjensioneve dhe projekteve zhvillimore, shoqërive civile, donatorët – përfaqësuesit e UE-së dhe Qeverisë së Zvicrrës.

Aktivitetet e PROGRES-it Europian, programit i cili kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të jugut dhe jugperendimit të Serbisë, UE-ja dhe Qeveria e Zvicrrës do t’a përkrahë me 24,46 milion euro. Projektet e miratuara do të kenë për qëllim forcimin e administratës lokale, krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë, si dhe përmirësimin e zbatimit të inkluzionit social dhe politikës së punësimit. Programin e zbaton Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS) dhe Sektori për Kontraktim dhe Finansimin e programeve nga mjetet e UE-së, pranë Ministrisë së Financave (CFCU).

Komunat të cilat janë të përfshira në këtë Program janë: Novi Pazari, Ivanjica, Novi Varoshi, Priboji, Prijepolo, Rashka, Sjenica dhe Tutini në jugperendim të Serbisë, si dhe Prokupla, Bllaca, Zhitoraxha, Kurshumlia, Leskoci, Bojniku, Vllasotinca, Lebani, Medvegja, Cërna Trava, Vraja, Bosilegradi, Bujanoci, Vlladiçin Hani, Presheva, Surdulica, Tërgovishta, Brusi, Aleksinca, Gaxhin Hani, Dolevaci, Meroshina, Svërlingu, Babushinca, Bella Pallanka dhe Knjazhevci në juglindje të vendit.

Burimi: PROGRES-i Europian dhe Trupi Koordinues