Arkiva e lajmeve
                   

PROGRAMI PËR TË RINJ

30. korrik 2012.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra Rinore nga Presheva  do të paraqesë sot në Bujanoc dhe Preshevë programin kyçja aktive e të rinjëve në jetën shoqërore dhe politike në bashkësitë lokale.

Të rinjëve në Preshevë dhe Bujanoc do t’i ofrohet realizimi i praksës në organizatat e shoqërisë qytetare, ndjekja e kurseve të gjuhëve të huaja, trajnime rreth teknikave te gazetarisë, si dhe punëtori me këshilla në temën si të fillohet biznes privat.

Pjesëmarrësit do të njoftohen me principet dhe praktikën e organizatave të shoqërisë civile në kuadër të qendrave rinore dhe ata gjithashtu do jenë të lidhur me moshatarët e tyre të kyçur në punën e OJQ dhe mediave nëpër  komunat e tjera në Serbi.

Ky lloj i qasjes do të i mundësojë të rinjëve që të fitojnë aftësitë e nevojshme përmes ndihmës qe më lehtë do të i tejkalojnë dallimet etnike, fetare dhe politike.Këtë projekt financon Agjensioni amerikan për zhvillim ndërkombëtarë (USAID) përmes programit „Iniciativa e avokimit për shoqëri të qyteteruar“ i cili udhëheqet nga Instituti për bashkësi të qëndrueshme (ISC).