Arkiva e lajmeve
                   

PROGRAMI PËR NDARJEN E MJETEVE TË PAKTHYESHME PËR PLANET MË TË MIRA BIZNESORE NË KUADËR TË USAID – PROJEKTIT PËR MBËSHTETJEN E SEKTORIT PRIVAT NË SERBINË JUGORE DHE JUGPERENDIMORE – FAZA E DYTË

29. tetor 2015.

Të drejtë pjesëmarrje në fazën e dytë të Programit kanë ata kandidatë të cilët me sukses kanë kryer të tri modulet e trajnimit për fillimin e biznesit dhe kanë përpiluar biznis planet.

Kandidatët janë të detyruar që me biznes planin të krijojnë idenë biznesore me të cilën kanë kandiduar në fazën e parë të Programit.

Sipas realizimit të garës për bines planin më të mirë. Njëzet biznes planet e ranguara do të kualifikohen për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme.

Prioritet me rastin e ndarjes mjeteve të pakthyeshme do të kenë kandidatët të cilët nuk kanë regjistruar veprimtari individuale dhe subjektet ekonomike në pronësi të gruas dhe të regjistruar në dy vitet e fundit. Subjektet ekonomike në pronësi të rinjëve, në pronësi të pronarve meshkuj, të regjistruar në dy vitet e fundit, do të mirren në shqyrtim nëse në kuadër të grupeve të favorizuara nuk arrijnë numrin e projektuar të përdoruesve të mjeteve të pakthyeshme.

Mjetet e përgjithshme në dispozicion për mikro, të vogla dhe kompanitë e mesme dhe sipërmarrëset në pronësi të gruas dhe të rinjëve janë 150.000,00 USD, me vlerë mesatare prej 7.500,00 USD për përdorues, në vlerën ekuivalentë sipas kursit të Bankës Popullore të Serbisë.

Mjetet e pakthyeshme do të jipen për sigurimin e të mjeteve/shërbimeve për realizimin e ideve biznesore të cilat janë të shpërblyera në garë.

Mjetet e pakthyeshme nuk mund të përdoren për rekonstruktuimin e objekteve egzistuese ndërtimore dhe për ndërtimin e objekteve të reja ndërtimore, si dhe për pagat e të punësuarve.

Afati për paraqitjen për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme (Faza e dytë e Programit) është 13 nëntor 2015.

Agjension nacional për zhvillim rajonal me shkresë do t`i njoftoj të gjithë kandidatët për rezultatet e zgjedhjes së planeve më të mira biznesore, më së voni katër javë pas përfundimit të vlerësimit të konformitet me procedurat e mbrojtjes së hapësirës jetësore.

Për informata më të detajuara mund të drejtoheni në Qendrën për Zhvillim të rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës.

Paraqitjet nga territori qytetit Leskocit dhe Vrajës dhe komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dorëzohen personalisht ose me postë në Qendrën për Zhvillim të rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjësd.о.о. Leskoc Pana Gjukiqa 42, 16000 Leskoc; tel: 016/315-0115; е-mail: info@centarzarazvoj.org; www.centarzarazvoj.org.

Burimi: Agjensioni Nacional për Zhvillim Rajonal dhe Trupi Koordinues