Arkiva e lajmeve
                   

PROGRAMI I NDARJES SË MJETEVE TË PAKTHYESHME PËR MBËSHTETJEN E KLASETERËVE NË VITIN 2015

15. tetor 2015.

Projektin mbështetës për zhvillimin e sektorit privat në Serbinë jugore dhe jugperendimore e zbatojn Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Misionit të Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Serbi dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes Agjensionit Kombëtar për Zhvillim Rajonal dhe agjensioneve zhvillimore rajonale të akredituara nga Uzhica, Kraleva, Leskoci dhe Novi Pazari.

Qëllimi kryesor i Projektit është përmirësimi i zhvillimit të sektorit ndërmarrjeve mikro, të mesme dhe të vogla dhe ndërmarrësisë, rritjen e shitjes, përmirësimin e eksportit dhe krijimin e vendeve të reja të punës në këta sektor:

agroindustri
industri të modes dhe

industri të lehtë
në 3 qytete (Vrajë, Leskoc dhe Novi Pazar) dhe 9 komuna (Preshevë, Bujanoc,Medvegjë, Rashkë, Sjenicë, Tutin, Priboj, Prijepol dhe Novi Varosh) në jug dhe jugperendim të Serbisë

Qëllimi kryesor i Programit të mjeteve të pakthyeshme për mbështetjen e shoqërive/klasterëve në vitin 2015, për të selektuarit në fazën e zgjedhjes së shfrytëzuesve të Projektit të përkrahjes së zhvillimit të sektorit privat në jug dhe jugperendim të Serbisë është rritja e produktivitetit dhe konkurencës së subjekteve ekomomike të lidhura në klastere, si dhe forcimi i bashkëpunimit të kompanive të mesme dhe të vogla dhe sipërmarrësve me organizatat shkencoro-hulumtuese.

Shuma e mjeteve në dispozicion për realizimin e Programit është 2.650.000,00 RSD.

Afati i fundit për realizimin e projekteve të zgjedhura është 1 prill 2016.

Afati për aplikimi është 23 tetor 2015.

Programi, paraqitja dhe formularët tjerë janë të qasur në faqet elektronike të Agjensionit Nacional në këtë adres:  www.psd.narr.gov.rs dhe agjensionet rajonale zhvillimore të akreditura të cilat janë të angazhuara në Projekt, si dhe në formën e shtypur në këto agjensione.

Për informacine të detajuara mund të drejtoheni në agjensionin zhvillimor rajonal të akreditur:

Qendra për zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Rrethit të Pçinjës d.o.o Leskoc; Pana Gjukiqa 42, 1600 Lesko; tel: 016/315-0115; e-mail: info@centarzarazvoj.org. www.centarzarazvoj.org: për territorin e qyteteve të Leskocit dhe Vrajës dhe komunës së Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit.

Aplikimet dorëzohen personalisht ose me postë rekomanduar në agjensionin zhvillimor rajonal të akredituar që dëshironi e cila është e angazhuar në Projekt, sipas territorit edhe atë :

Dokumentacionin konkurues mund ta shkarkoni këtu www.narr.gov.rs

Burimi: Agjensioni Nacional për Zhvillim Rajonal dhe Trupi Koordinues