Arkiva e lajmeve
                   

PROGRAMI I KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ZHVILLIM: FTESA PËR PARAQITJEN E PROPOZIM PROJEKTEVE

21. qershor 2016.

Në kuadër të projektit “Avansimi i revizionit në nivelin lokal për menaxhim më efikas të financave publike”, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ka shpallur konkurs për organizimin e shoqërisë civile në fushën e avansimit të bashkëpunimit në mes vetqeverisjeve lokale dhe sektorit civil dhe mediave.

Qëllimi i konkursit është avansimi i mirëkuptimit dhe njohjes së ndërsjelltë të qëllimit të përbashkët të këtyre akterëve, si dhe hapjen e dialogut konstruktiv në mënyrë që të mundësohet bashkëpunimi më i përafërt.

Shembujt e projekteve do të duhej që të përshijnë minimalisht pesë komuna (rekomandimi është 10 deri 20) dhe të sigurojnë pjesëmarrje në aktivitetet e përfaqësuesve të vetqeverisjeve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile në nivelin lokal dhe nacional, si dhe të mediave lokale. Mund të jenë të përfshirë edhe përfaqësuesit e kuvendeve komunale, kompanive publike komunale, si dhe institucioneve të rëndësishme në nivelin lokal apo rajonal. Projektet mund të përfshijnë komponentën e fuqizimit të kapaciteve për menaxhim të përgjegjshëm të financave publike, ndërsa mund të përfshihen edhe aktivitetet tjera të cilat kontribuojnë në veprimtarinë e përbashkët të shoqërive civile dhe vetqeverisjeve lokale. Projektet duhen të sigurohen edhe shikushmërinë mediale të aktiviteteve apo rezultateve të aktiviteteve në nivelin lokal, rajonal apo nacional.

Parashtruesit e propozimeve të projekteve mund të jenë të gjitha organizatat e shoqërisë civile të cilat kanë përvojë në krijimin e bashkëpunimit të akterëve shtetëror dhe civil në nivelin lokal dhe/apo në punë në fushën e financave publike. Përmes paraqitjeve është e nevojsme që të tregohen kapacitet e organizatave për punë me grupet e përshtatshme qëllimore të projektit.

Afati për paraqitje e propozimeve të projekteve është dita e enjte, 14 korrik 2016.

Ftesën publike dhe dokumentacionin përcjellës mund ta merrni edhe në ueb faqen e UNDP-së http://www.undp.org.rs/tenders_new.html

Burimi: Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe Trupi Koordinues