Arkiva e lajmeve
                   

PROGRAMI I INTERNACIONALIZIMIT TË NVM NË VITIN 2019

15. janar 2019.

Agjencia e Zhvillimit të Serbisë nis programin ndërkombëtarizimin të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vitin 2018, me qëllim të krijimit të kushteve për realizimin e punëve të eksportit. Përveç fitimit të tregjeve të reja dhe rritjes në praninë në tregjet ekzistuese, qëllimi i këtij aktiviteti është brendimi i Serbisë si një destinacion për biznes dhe investime të favorshme, vendosjen e lidhjeve ekonomike me vendet e huaja dhe integrimin e kompanive vendase në rrjedhat e biznesit ndërkombëtar. Përveç kompanive të vogla dhe të mesme, ky program përfshin edhe kompani të mëdha. Programi do të zbatohet në periudhën nga dhjetori 2018 deri në shkurt të v.2020.

Për realizimin e këtij programi është ndarë buxhet prej 75,000,000.00 dinarë pa TVSH.

Programi do të financojë grupet e mëposhtme të aktiviteteve:

• Organizimi i shtandeve kombëtare në panaire ndërkombëtare;

• Organizimi i takimeve të biznesit jashtë vendit;

• Mbledhja e informacionit dhe raportimi mbi kushtet e biznesit në tregjet e huaja.

Agjensia e Zhvillimit të Serbisë me këtë program bashkëfinancon pamjen e biznesmenëve vendase në panaire ndërkombëtare brenda Shtandit Kombëtare të Serbisë. Programi parashikon që RAS-i t`i mbulojë harxhimet: hapësira e qirasë në panaire, ndërtimi dhe dizajnimi i shtandit, si dhe shpenzimet e tjera shoqëruese që lidhen me ndërtimin e shtandit. RAS-i do të financojë gjithashtu krijimin e një broshure të drejtë për secilën panair, si dhe aktivitete promovuese lidhur me promovimin e paraqitjeve në panaire tregtare ndërkombëtare. Ekspozuesi është i detyruar të heq shpenzimet e pjesëmarrjes në Shtandin Kombëtar në aspektin e participimit.

Agjencia e Zhvillimit të Serbisë shpall ftesën publike për pjesëmarrje në Program apo ekspozimin individualisht në çdo panair.

Për më shumë informacione rreth Programit, mënyrës së zbatimit të tij dhe kritereve mund t`i gjeni në Udhëzimin për Zbatimin e Programit të Ndërkombëtarizimit të NVM-ve: https://ras.gov.rs/uploads/2018/12/internatsionalizatsije-msp-u-2019-1.pdf

Burimi: Agjencioni Zhvillimor i Serbisë dhe Trupi Koordinues