Arkiva e lajmeve
                   

PROGRAMI EXCHANGE 5 – KONKURS PËR PAKOT E NDIHMËS PËR NJËSITË E VETQEVERISJEVE LOKALE NË FUSHËN E MENAXHIMIT TË PRONËSISË (AFATI: 05.04.2019)

26. mars 2019.

Është shpallur konkurs për Pakot e Ndihmës në fushën e menaxhimit me pronën në kuadër të programit Exchange 5, i financuar nga Bashkimi Europian nga fondet IPA 2014, ndërsa realizohet nga Ministria e Administratës Publike dhe Vetqeverisjes Lokale (MAPVL) në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Sektorin për Kontraktimin dhe Financimin e Fondeve nga Fondet Bashkimi Europian dhe Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave (KPQK) si partner implementues.

Paketat mbështesin njësitë e qeverisjes vendore (NJQVL) janë një grup i aktiviteteve të përshtatura për nevojat lokale, të cilat janë të dizajnuara për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve specifike në fushën e menaxhimit të pronave, dhe se pas zbatimit të pakos, në bazë të rezultateve të arritura dhe mësimeve të nxjerra, të bëhet standarde ose udhëzimet për sigurimin e mëtejshëm për të ndihmuar NJQVL-ët e tjera në Serbi në këtë fushë.

Mundësi për të marrë pjesë në këtë konkurs e kanë të gjitha qytetet dhe komunat, përveç atyre NJQVL-ve që e kanë marrë mbështetje nën kuadrin e granteve dhe Exchange 5 BE shkëmbim 4 në fushën e menaxhimit me pronat.

Realizimi i aktiviteteve sipas Pakos Mbështetëse është paraparë për periudhën nga maji 2019 deri në prill 2020.

Për të gjitha pyetjet shtesë ju mund të kontaktoni KPQK- Ljiljana Jovanoviq, përmes telefonit 011 / 7357-943 ose e-mail: ljiljana.jovanovic@skgo.org.

Afati për konkurim në këtë thirrje është deri më 5 prill 2019.

Për më shumë informacione klikoni në këtë link.http://mduls.gov.rs/obavestenja/program-exchange-5-konkurs-za-pakete-podrske-jedinicama-lokalne-samouprave-u-oblasti-upravljanja-imovinom/?script=lat

Burimi: Ministria e Administratës Publike dhe Vetqeverisjes Lokale dhe Trupi Koordinues