Arkiva e lajmeve
                   

PROGRAM I ZHVILLIT TË PRIVATIZIMIT NË SËRBIN JUGORE

30. maj 2013.

Vranjë - "Zhvillimi i sektorit privat në jug të Serbisë" filloi prej shtator 2011  dhe do të vazhdojë deri në tetor 2014.Projekti i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC kurse zbatohet nga Agjencia Rajonale për Zhvillim Ekonomik dhe ndërmarrësi VEEDA d.o.o, e cila është një partner i Agjencisë Zvicerane në këtë projekt.Kostoja totale e projektit është 1,800,000.00 CHF. Projekti përfshin rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës, komunat e Preshevës, Bujanovcit, Surdulicës, Targovishte, Leskovcit dhe Vranjës.

Qëllimi i projektit është për të stimuluar ndryshimet sistematike në sektorët kyç, duke kontribuar në uljen e, papunësisë dhe varfërisë, rritjen e të ardhurave dhe për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të jetës në këtë rajon. Gjatë fazës fillestare të projektit, tre sektorë janë identifikuar, të cilat janë: industria e drurit, produktet pyjore dhe turizmi, të cilat do të jenë gjeneratorë të të ardhurave dhe punësimit në rajonin në rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës.

Projekti është në fazën e implementimit, gjatë të cilit ndërhyrjet do të kryhen në dy sektorët e përzgjedhur - në industrinë e drurit dhe në fushën e produkteve pyjore.Zbatimi i ndërhyrjeve do të pasohet duke bërë ndryshime sistemike, duke përfshirë përmirësimi e qasjes në shërbimet e biznesit, rritjen e vlerës së prodhimeve të shtuar dhe nxitjes së bashkëpunimit mes ndërmarrjeve ose partneritetit publiko-privat.

Partnerët në këtë projekt janë komunat, odat ekonomike, shoqatat e biznesit, kompanitë, organizatat publike etj

 Burimi:VEEDA d.o.o