Arkiva e lajmeve
                   

PROCESI I INTEGRIMIT TË ROMËVE KRYESISHT NË LETRA

30. mars 2015.

Bujanoc - Amet Arifi ,kryetarë i partisë së Bashkuar Rome ne Bujanocë ,tha se procesi i integrimit ,,nuk ka trokitur ende në dyert e Romëve në Bujanocë,dhe se ne institucionet shtetërore në këtë qytet sot ka të punësuar Romë me pak se që kishte para 10 viteve.

Arifi,i cili është zavendës kryetarë i Këshillit nacional Romë në Sërbi,deklaroi se perparimi më i madh ne 10 vitet e fundit në Bujanocë,u arritë në shkollim,ku në krahasim me mëparë , dukshem një numër më i madh i femijëve regjistrojnë shkollën e mesme dhe fakultetin.

,,Nga viti 2000,romët e penzionuar të cilët punuan në institucionet shtetërore nuk i zavendësoi dikush nga Romët ,keshtu që tash kemi dukshem më pak Romë të cilët punojnë në institucione shtetërore ,se sa para 15-20 vjetëve ,ndërsa procesi i integrimit kryesishtë mbahet në letër'',theksoi Arifi.

Sipas fjalëve të tij,në Bujanoc ka shenja të përmirësimit të pozitës së Romëve vetëm kur është në pyetje edukimi,ndërsa sukses më të madh paraqet ajo qe shkollën e mesme në këtë vit shkollor e kalojnë më shumë se 70 fëmijë Romë nga Bujanoci.

,,Deri para dhjetë viteve kishim pasur afër dhjetëra gjimnazistë Romë,ndërsa këtë vit kemi më shumë së 70 fëmijë rom të cilët shkojnë në shkollë të mesme.Ky nuk është ndonjë sukses i madh në krahasim me numrin e nxënësve të cilët hyjnë në klasë të parë,duhet të ishte edhe më i madh,por për cdo rast është ndërmarrë hap i madh ne drejtim pozitiv'',theksoi Arifi.

Ai shtoi se numri më i madh i fëmijëve Rom në Bujanoc lëshon shkollimin nga klasa e katërt deri te e shtata për arsye se ,,prindërit nuk e kuptojnë rëndësinë e shkollimit por edhe për arsyje të kushteve të dobta ekonomikë ,sepse është kjo koha kur fëmijët me prindërit e tyre fillojnë të mbledhin gjëra të dorës së dytë ose te punojnë punë sezonale ne ndonjë ndërrmarrje bujqësore në Vojvodinë''.

,,Në Bujanocë ,sipas regjistrimit të fundit të popullsisë ,jetojnë më shumë se 4.300 Romë ,por vlerësimi është së Romë ka nga 5.000 dhe 6.000.Të gjithe romët jetojnë në qytet,nuk kemi fshatra që na përkasin,kështu që Bujanoci është mjedis specifik sepse tri popullata Serbët Shqipëtarët dhe Romët ,përbëjnë një të tretën e popullsisë'',theksoi Arifi.

Sipas fjalëve të tij partia e bashkuar Rome ,nuk merr pjesë në autoritetet lokale dhe nuk ka përfaqësuesit e saj në Asamblenë Komunale  të Bujanocit, dhe suksesi më i madh i kësaj partije ishte kur në vitin 2006 ajo patë dy përfaqësues në asamblenë lokale.

Arifi citoi se Bujanoci është qytet specifik për bashkësinë rome ,dhe për atë që është qyteti i parë në Serbi në të cilin romët fituan Xhaminë e tyrte ,në të cilën shërbimet kryhen në gjuhën rome.

Burimi; Beta dhe Trupi Koordinues