Arkiva e lajmeve
                   

PROBLEMI I TË RINJËVE NË KOMUNËN E MEDVEGJËS

18. mars 2013.

Beograd – Problemet e të rinjëve në komunën e Medvegjës, në pjesën jugore të Sërbisë, janë të njejtë pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, pa marrë parasysh në atë se a janë serbë apo shqiptarë, u tha  në tribunën, e cila është mbajtur në atë komunë.

“Qarkullimi ekonomik këto dhjetë vitet e fundit është i ndryshueshëm”, ndërsa problem i madh është rënia e prodhimit në sektorët e caktuar “ndërmarrjet e dikurshme të mëdha, në të cilat pronarët e rinjë nuk dëshirojnë të investojnë para dhe të fillojnë me prodhimin”. Administrata lokale po mundohet të ndryshojë këtë, por ndryshimet nuk janë aq të dukshme, është thënë në tribunën, të cilën e organizoi Qendra për demokraci dhe zhvillim të jugut të Sërbisë, në kuadër të projektit, të cilin e financon Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), në bashkëpunim me Institutin për bashkësi të qëndrueshme (ISC)

“Problemet e të rinjëve janë identikë: kanë nevojë për punë. Si administratë lokale po mundohemi që atë edhe të sigurojmë”, ka theksuar ndihmësi i komunës së Medvegjës, Ismet Zeqiri.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq tha se ekonomia në Medvegjë nuk është duke funksionuar mirë, por komuna po përpiqet që të punësojë të rinjë dhe ashtu t’i mbajë në vendlindje.

 “Vitin e kaluar kemi angazhuar pesëdhjetë të rinjë si praktikantë. Këtë vit po planifikojmë punësimin edhe të njëzetëve, të cilët mund të kryejnë praktikën, të japin provimin shtetëror dhe pastaj të punësohen në komunë ose në industri”, ka thënë Drashkoviq dhe shtoi se për shkak të hapjes së fakultetit në Medvegjë, në të cilin shkollohen juristët dhe ekonomistët , tash më shumë të rinjë qëndrojnë në Medvegjë, ndërsa ata që shkojnë në Beograd, më nuk kthehen.

Në komunën e Medvegjës që dhjetë ditë më parë Zyra për të rinjët po punon në atë drejtim që t’i ndihmojë të rinjët të kyçen plotësisht në marrjen e vendimeve lokale, ka thënë koordinatori i Zyres për zhvillim lokal, Dejan Simiq.

Burimi: Beta