Arkiva e lajmeve
                   

PROBLEMI I LAPIDARIT TË ZGJIDHET NË PAJTIM ME LIGJIN

9. janar 2013.

(Tanjug) Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, pret që problemi i lapidarit të luftëtarëve të së ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare për  PMB,  të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze dhe kërkon që të jetë i ftuar në seancën e përbashkët parlamentare të të tri komunave, e cila është paralajmëruar se do të mbahet të shtunën. "Po shoh që përfaqësuesit e pushtetit lokal kanë ftuar edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, por që nuk kanë ftuar askë nga përfaqësuesit e autoriteteve të Sërbisë. Unë pres dhe kërkoj nga ata që të marr pjesë në takim", ka thënë Stankoviq sot në një deklaratë për gazetarët.

Stankoviq ka thënë se që një muaj e gjysmë vazhdojnë negociatat intenzive me përfaqësuesit e autoriteteve lokale dhe partive shqiptare në jug të Serbisë për heqjen e lapidarit. Ai shpreson se këto negociata do të përfundojnë me sukses dhe se do të arrihet një  zgjidhje me të cilën do të jenë të kënaqur të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë në atë hapsirë, si dhe organet shtetërore kompetente.

"Trupi Koordinues me përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe partitë politike, të cilat veprojnë në atë hapësirë pret që ky problem të zgjidhet me zbatimin e ligjit, i cili vlen  për Republikën e Sërbisë, në mënyrë të qetë dhe dinjitoze,  e cila do t’i mundësojë edhe më tutje një jetë të qetë dhe pa probleme njerëzve që jetojnë në atë hapësirë”, tha Stankoviq .