Arkiva e lajmeve
                   

PRIVATIZIMI I MEDIAVE

24. shtator 2014.

Agjensioni për Privatizim më 15 gusht, ka shpallë ftesën për mbledhjen e letrave për të interesuarit për privatizim të më shumë se 60 mediave në Serbi, në mes të cilave është edhe Radio Leskocit, RTV Vranja dhe Radio Medvegja.

Ftesa është shpallë në bazë të Ligjit të ri për Informim Publik, në të cilin është paraparë që të gjitha mediat, përveç shërbimeve publike të RTS dhe RTV, të privatizohen deri në korrik të vitit 2015.

Sipas këtij ligji, i cili ka hy në fuqi më 13 gusht, mediat është dashur të paraqesin inciativën për privatizim deri më 15 shtator.

Vendimin rreth metodës së privatizimit do t`a sjell Agjensioni në afat prej 90 ditë nga dita e paraqitjes së inciativës. 

Afati për privatizimin e mediave në pronësi të shtetit, krahinës dhe qeverisjeve lokale është 1 korriku i vitit të ardhshëm, ndërsa nga ajo ditë do të ndalohet finansimi i mediave nga të ardhurat publike.

Në vend të kësaj do të sillet parimi i projekt finansimit të përmbatjeve mediale nga interesi publik.

Po nëse mediat nuk do të privatizohen deri në 1 korrik të 2015, pronësia e tyre do të bartet të punësuarve edhe ate pa kopenzim. Nëse të punësuarit, nëqoftë se nuk do t`a pranojnë aksionet papagesë të mediave të tyre, atëherë ato do të pushojnë së egzistuari dhe do të fshihen nga Regjistri për Media.

Të interesuarit për blerjen e mediave, në internet mund të gjejnë të dhënurat rreth pronësisë, strukturës pronësore, humbjet e mundshme më lartë se vlera e kapitalit, numrin e të punësuarve, privatizimet e mëhershme dhe mund të marrin raportet financiare. 

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues