Arkiva e lajmeve
                   

PRITET QË VENDI PËR VAKSINIMIN NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOC TË FILLOJË TË PUNOJË NGA JAVA E ARDHSHME

18. janar 2021.

Bujanoc - Vendi për vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit në Bujanoc do të vendoset në ndërtesën e Fakultetit Ekonomik.  Vaksinimi pritet të fillojë javën e ardhshme.

Shtabi i Emergjencave Komunale vendosi të shtunën që imunizimi i popullatës të kryhet në Fakultetin Ekonomik.

Vendimi u mor bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale.

“Vaksinimi do të fillojë javën e ardhshme.  Qytetarët e interesuar mund të aplikojnë në uebfaqen www.euprava.gov.rs”,  njoftoi Shtabi.

Në seancë u vlerësua se brenda luftës kundër pandemisë kovid-19 dhe zbatimit të të gjitha masave mbrojtëse, imunizimi i popullatës është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e shëndetit të njerëzve dhe eleminimin e pandemisë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues