Arkiva e lajmeve
                   

Prezentimi i programit për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e ndërmarrjeve private në vitin 2012. në komunën e Preshvës, Bujanocit dhe Medvegjës

15. tetor 2012.

Shërbimi i trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës Sërbis për komunën e Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës ka shpallur Konkurs për ndarjen e subvencioneve për ndërmarrje private në vitin 2012.  në komunën e Preshvës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Mjetet me vlerë prej 40 milion dinarëve u destinohen ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sipërmarrësve dhe kooperativave (shitoreve) nga këto tri komuna.

Prezentimi i programit për ndarjen e mjeteve për subvencionimin e ndërmarrjeve private do të organizohet:

  • Në komunën e Bujanocit, më 17. 10. 2012.  në ora 10, në sallën e kuvendit të komunës
  • Në komunën e Preshevës, më 17. 10. 2012.  në ora 14, në sallën e kuvendit të komunës Preshevës
  • Në komunën e Medvegjës, më 18. 10. 2012.  në ora 10, në sallën e kuvendit të komunës Medvegjës

Përfaqsuesit e Odës Ekonomike të Sërbis,të cilët kan marr pjesë në përpilimin e programit, në secilën komunë ndërmarrësve të interesuar do të i prezentojn kushtet dhe mënyrat e konkurimit,masat për të cilat ndahen mjetet dhe te gjitha informacionet tjera me rëndësi për pjesmarrje në konkurs.Përfaqsuesit e Odës Ekonomike të Sërbisë do të i përgjigjen pyetjeve të kandidatëve të interesuar.

Konkursi është i hapur prej 15 Tetorit deri më 5 Nëntor të vitit 2012.

Dokumentet për konkurs (përmbajtja e konkursit,udhëzimet për plotësimin e formularit,formulari për paraqitjen e projekt propozimit, deklarata mbi pajtimin me kushtet nga ftesa dhe formulari i shpenzimeve me strukturën e bashkëfinansimit ) jan të publikuara në internet faqet e trupit Koordinues (www.kt.gov.rs), komunës Bujanocit (www.bujanovac.org) komunës Medvegjës (www.medvedja.org.rs), në tabelat e shpalljeve në komunën e Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës, në zyrat për zhvillim ekonomik lokal dhe në zyret e Shërbimit të trupit Koordinues në Preshevë dhe Bujanoc.

Ftojm të interesuarit nga komuna e Preshevës,Bujanocit dhe Medvegjës të marrin pjesë në prezentimin e programit dhe të konkurojn për ndarjen e mjeteve për subvencionim.