Arkiva e lajmeve
                   

PREZANTIMI I PROJEKTIT TË HELPIT NË MEDVEGJË

23. prill 2018.

Medvegjë – Në sallën e kuvendit të komunës së Medvegjës është mbajtur prezantimi i parë i projektit të Helpit për përkrahjen e vetëpunësimit dhe sipërmarrësisë.

Projekti "Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor" financohet nga Qeveria Gjermane dhe komunat e përfshira në projekt. Komponenti i fuqizimit ekonomik përmes mbështetjes për aktivitetet që gjenerojnë të ardhura në Serbi realizohet në Medvegjë, Leskoc, Nish, Svërljig, Pirot dhe Mionicë. Prezantimet janë të hapura për publikun dhe mund të ndiqen nga të gjithë personat e interesuar. Prezantimi u bë nga Stanislav Kulixhan dhe Lazar Ristiq nga Help-i.

Fjalimin hyrës e bëri kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, i cili falënderoi për interesimin e madh të të rinjve dhe përshëndeti të gjithë ata që ishin të pranishëm në sallë.

"Ky është prezantimi i parë nga të gjithë prezantimet të cilat i zbaton Help-i. Ne të gjithë e dimë se çfarë i mungon qytetarëve tanë dhe se Medvegja ka më shumë nevojë për vende të reja pune, sepse pa to nuk ka zhvillim në zona të vogla. Komuna jonë, si dhe zonat e tjera më të vogla që janë më larg autostradës, duhet që zhvillimin e tyre ta drejtojnë në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë ata që janë të papunë dhe që kanë ide për të përfituar nga kjo mundësi dhe përmes këtij projekti do të krijojnë kushte të favorshme për financimin e sipërmarrjeve të vogla. Në komunën e Medvegjës, 15 mikro biznese janë planifikuar që të mbështeten, gjegjësit 15  prej tyre do t`i ndihmojmë që të qëndrojnë në këmbë”, tha Arsiq.

Personave të interesuar në fillimin dhe / ose zgjerimin bizneseve mikro dhe të vogla janë në dispozicion grantet për pajisjet e vlerës mesatare prej 2.400,00 eurove, trajnimet biznesore dhe profesionale në përputhje me nevojat e përdoruesve, rrjeteve dhe monitorimin gjatë projektit. Detyrimet e përdoruesit të cilët nënshkruajnë kontratën e danacionit janë pjesëmarrja financiare prej 20% të vlerës së pajisjeve, 8 orë në shërbim të komunitetit, aktivitetet e regjistrimit në përputhje me legjislacionin e Republikës së Serbisë dhe / ose punësim të një personi shtesë, si dhe ndjekjen e trajnimeve të biznesit të cilat i organizon Help-i në kuadër të projektit.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues