Arkiva e lajmeve
                   

PREZANTIMI I PROJEKTIT ACT PËR MBËSHTETJE OSHC LOKALE

4. dhjetor 2019.

Helvetas Swiss Intercooperation  dhe   Iniciativa Qytetare ftojnë organizatat e interesuara të shoqërisë civile të marrin pjesë në prezantimin e projektit ACT,me  17 Dhjetor 2019, nga ora 10:30 deri në 15 ,në Shtëpinë e Aktivizmit (Dobracina 55, Beograd).

Qëllimi i projektit është shoqëria civile aktive, në të cilën qytetarët janë më të përfshirë në proceset e vendimmarrjes, veçanërisht në nivelin lokal.

ACT ka tre komponente përmes të cilave do të mbështesë shoqërinë civile, me fokus në organizatat në nivelin lokal. Mbështetja do të ofrohet përmes skemave të ndryshme të granteve dhe ngritjes së kapaciteteve të organizatave që përqendrohen në:

• ndërtimin dhe forcimin e lidhjeve të OSHC-ve me qytetarët, forcimin e kapacitetevetë OShC-ve për avokim publik dhe formulimin më të mirë të nevojave të qytetarëve dhe rritjen e  kapaciteteve për të ofruar shërbime në bashkësinë lokale;

• shkëmbimi i njohurive dhe përvojës së OShC-ve, si dhe vendosja e bashkëpunimit, nëpër rrjete të ndryshme të OSHC-ve për të rritur ndikimin e tyre në procesin e vendimmarrjes në dobi të qytetarëve;

• bashkëpunimi midis OShC-ve dhe qeverisjes lokale për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të OSHC-ve duhet të konfirmohet deri më 10 dhjetor 2019, duke u regjistruar në https://www.surveymonkey.com/r/ZFXL3PV. Numri i aplikimeve do të jetë i kufizuar për shkak të kapacitetit të kufizuar. Nëse nuk jeni në gjendje të merrni pjesë, do të keni mundësi të ndiqni ngjarjen përmes Livestream, i cili do të ofrohet në uebfaqen e Iniciativës Qytetare ose përmes faqes facebook të Projektit ACT.

ACT do të mbajë ditët e informimit në të gjithë Serbinë vitin e ardhshëm  ku do të prezantojnë aktivitetet e ardhshme të projektit.

Zbatimi i këtij projekti u bë i mundur nga Qeveria e Zvicrës, përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), duke ndarë  gjithsej 5.3 milion franga zvicerane për zbatimin e programit "Për shoqërinë civile aktive së bashku - ACT.

Gjuha e punës është gjuha serbe, me përkthim të siguruar në gjuhen angleze.Organizatori do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit të pjesëmarrësve jashtë Beogradit.

Agjenda është në dispozicion në :https://www.civilnodrustvo.gov.rs/poziv/predstavljanje-projekta-act-namenjnog-podr%C5%A1ci-lokalnim-ocd.39.html?invitationId=667

Burimi: Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile  dhe Trupi Koordinues