Arkiva e lajmeve
                   

Prezantimi i programit të Fondit për zhvillimin e Sërbis në Bujanoc

14. prill 2011.

Bujanoc – Dje në Bujanoc është mbajtur takim i ndërmarësve nga Bujanoci dhe Presheva me përfaqësuesit e Ministrisë për ekonomi dhe zhvillim regjional, Fondin për zhvillim dhe trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbis për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Sekretarja e shtetit në Ministrinë e ekonomisë Dragijana Radonjiq-Petroviq dhe drejtoresha e Fondit për zhvillim Sllagjana Backoviq, në sallën e mbushur të shtëpis së kulturës në Bujanoc, vurën në dukje se qëllimi i vizitës së tyre  janë ndërmarësit nga jugu i Sërbisë të interesuar si për mjete të pakthyeshme të Ministrisë së ekonomisë, ashtu edhe për kredi nga Fondi.

Ministria e ekonomisë sdhe zhvillimit regjional ka planifikuar ti ndihmojë ndërmarrjet e sukseshme me nga 193 milion mjete të pakthyeshme. Reagimi i ndërmarresve në këto oferta ishin të ndryshme, sepse problemi themelor i numrit të madhë të pronarve të ndërmarrjeve në Bujanoc dhe Preshevë është se puna e tyre nuk është e pastër, siç thuhet, objektet të cilat shfrytëzohen si hipotek nuk kanë dokumentet e nevojshme, sepse nuk janë të regjistruara.

„Mjetet e Fondit për zhvillim në këtë fushë miratohen me një formë të favorshme interesi vjetor prej vetëm 1 deri 3 përqind, mvarësisht nga aftësitë krediale të klientit, kështu që unë pres që nga këtu do të kemi më shumë kandidat për 9 miliarda dinar, të cilat fondi do ti miratoj për këtë vitë“, tha drejtoresha e Fondit Sllagjana Backoviq. Ajo tha se Fondi për zhvillim lejon kredi me afat deri në 5 vite me periudhë faljeje prej një viti.

Dragijana Radonjiq-Petroviq përmendi se Ministria e ekonomisë dhe zhvillimit regjional kërkon zgjedhje për uljen e tatimeve dhe kontribim në paga, që të lehtësohen punët ekonomike. Me këtë rast ajo tha se në Sërbi tash për tash në 100 dinar pagë të punsuarve shtetit i japin 64 dinar për tatime dhe kontributë, që është barrë e madhe për punëshënësit.

„Kjo është njëra prej arsyeve që një numër i madh i puntorëve në Sërbi  punojnë ‘në të zezë’. Ne jemi të vetëdijshëm se ulja e tatimeve në paga do të thotë edhe uljen e numrit të papunsuarve dhe rregullimin e penzionit për shumë njerëz, kështu që në zgjidhjen e këtij problemi po punohet seriozisht,” tha Radonjiq-Petroviq.