Arkiva e lajmeve
                   

PREZANTIMI I PROGRAMIT "EUROPA PËR QYTETARËT DHE QYTETARET" NË NISH

23. tetor 2018.

Nish - Zyra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile të Qeverisë së Republikës së Serbisë, si pikë kontakti kombëtare për Programin e BE-së "Evropa për Qytetarët dhe Qytetaret" në Serbi, në bashkëpunim me Këndin Informativ të Bashkimit Evropian në Nish (Pika e Informacionit e BE-së), fton organizatat e shoqërisë civile shoqatave, njësive të vetëqeverisjes lokale, institucioneve arsimore dhe kulturore dhe akterëve të tjerë të interesuar nga territori i Republikës së Serbisë që t`i paraqesin përfaqësuesit e tyre për pjesëmarrje në prezantimin e programit "Evropa për Qytetarët dhe Qytetaret".

Prezantimi do të mbahet më 29 tetor 2018, në këndin informativ të BE-së në Nish, rruga Vozhda Karagjorgja 5, duke filluar nga ora 11.30.

Qëllimi i prezantimit është prezantimi i qëllimeve dhe prioriteteve të Programit të Bashkimit Evropian "Evropa për Qytetarët dhe Qytetaret", duke njohur strukturën dhe afatet e tyre për dorëzimin e propozimeve, si dhe duke paraqitur rezultatet e pjesëmarrësve nga Serbia. Konferenca do të paraqesë gjithashtu punën e Zyrës për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile dhe mbështetjen që Zyra mund t'i ofrojë sektorit civil dhe publik.

Paraqitja për pjesëmarrje bëhet vetëm me mjete elektronike në adresën e mëposhtme:

sanja.atanaskovic@civilnodrustvo.gov.rs, jo më vonë se e enjte, 25 tetor 2018, ora 14:00, me shënimin "Aplikimi për paraqitje EFC-Nish".

Objektivat e përgjithshme të programit "Europa për Qytetarët dhe Qytetaret" janë një kontribut për të kuptuar Bashkimin Europian, historinë dhe diversitetin e saj, dhe promovimin e qytetarisë evropiane dhe promovimin e pjesëmarrjes qytetare dhe demokratike në nivel të BE. Për më shumë informacion mbi programin e EFC vizitoni faqen e internetit të Zyrës ose kontaktoni me telefon (011) 31 30 968.

Organizatorët nuk kanë mundësi të kompensojnë shpenzimet e udhëtimit të pjesëmarrësve.

Burimi: Iniciativa Qytetare dhe Trupi Koordinues