Arkiva e lajmeve
                   

PREZANTIMI I PROGRAMIT EKONIMIK PËR NDARJEN E SUBVENCIONEVE PËR NDËRMARRJE TË VOGLA DHE TË MESME NË MEDVEGJË

9. gusht 2013.

Trupi Koordinues  për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka marrë vendimi të përsëritet konkursi për ndarjen e mjeteve të pa kthyeshme për zhvillimin e ndërmarrjeve te vogla dhe të mesme si dhe për kooperativa bujqsore në komunën e Medvegjës. Përfaqësuesit e Trupit Koordinues do të mbajnë  prezantimin e programit ekonomik dhe do ti informojnë të gjithë sipërmarrësit e interesuar për  kushtet e konkursit. Shuma e përkushtuar për sipermarresit   e komunës së  Medvegjës është 12 milionë euro.

Shërbimi i trupit Koordinues i fton të gjithë sipërmarrësit e interesuar në prezentimin e programit ekonomik për ndarjen e subvencioneve.

Prezentimi do të mbahet:

të hënën me 12 gusht në orën 11 në sallën e Kuvendit Komunal në Medvegjë.

Qëllimi i këtij programi është që të ndihmohet zhvillimi ekonomik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe hapja e vendeve të punës.