Arkiva e lajmeve
                   

PRESIDENTI VUÇIQ: DO TË VAZHDOJMË QË T`I NDIHMOJMË PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJËS

29. gusht 2017.

Leskoc – Krytari i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq, mbrëmë në hapjen e Roshtiliadës në Leskoc deklaroi se shteti do të vazhdoj që t`i ofroj përkrahje komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në mënyrë që të parandolohet largimi nga këto komuna, duke theksuar se në këtë problem iu janë ankuar përfaqësuesit shqiptar.

Në konstatimin e gazetarëve që janë duke u larguar edhe serbët, kryetari Vuçiq tha se “kjo është në masë të vogël”.

„Por, unë nuk do të kisha numruar dhe folur në këtë mënyrë se kush është dhe kush nuk është”, tha kryetari Vuçiq dhe paralajmroi se përkrahja për këto komuna do të vazhdohet.

Ai ka rikujtuar se zhvendosje “ndodhin gjithka” dhe ka ilustruar se nga Kroacia largohen dyfish më shumë njerëz se sa nga Serbia, edhe pse Kroacia është dyfish vend më i vogël se Serbia.

„Njerëzit shkojnë atje ku munden të fitojnë më shumë”, ka sqaruar kryetari Vuçiq dhe ka porositur se Serbisë i duhet përmirësimi i ambientit ekonomik.

„Dhe të luftojmë që njerëzit të qëndrojnë këtu dhe që të rinjët të qëndrojnë këtu dhe se të rinjët t`i punësojmë sa më shumë”, tha kryetari Vuçiq dhe shtoi se “kjo është ajo çka mundemi, ndërsa dekreteve politike që t`i përmbahemi është e pa mundur”.

Burimi: Tanjug, Beta, FoNet dhe Trupi Koordinues