Arkiva e lajmeve
                   

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VIZITOI KOMUNËN E MEDVEGJËS

27. nëntor 2017.

Medvegjë – Ilir Meta, presidenti i Republikës së Serbisë, ka ardhur në Republikën e Serbisë për një vizitë pune në komunën e Medvegjës, në iniciativë të palës shqiptare, ndërsa në pajtueshmëri me organet shtetërore serbe dhe ambasadën e Republikës së Serbisë në Tiranë. Metën në kalimin administrativ në Mutivodë e kanë pritur kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq dhe kryetari i komunës së komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

Me këtë rast Zoran Stankoviq ka thënë se pa marrë parasysh se bëhet fjalë për një vizitë private, takimi dhe dreka pune kanë qenë mundësia që të bisedohet rreth disa temave të rëndësishme për këto tri komuna në të cilat jetojnë shqiptarët.

“Kemi njoftuar presidentin e Republikës së Shqipërisë me çështjen e 35 tekste shkollore nga Shqipëria dhe tetë tekste të cilat i përkasin vlerave kulturore dhe nacionale të shqiptarëve, të cilat tekste në të ardhmen duhen që të përfshihen në mësim. Tjetër temë e rëndësishme e bisedave ka qenë simbolet e pakicës nacionale shqiptare. Ne përfaqësuesëve të tyre vetëm se i kemi kërkuar që të propozojnë zgjidhjen e tyre, por ende nuk kemi marrë shembull të stemës apo simboleve tjera”, ka thënë Stankoviq.

Stankoviq ka thënë se Këshilli Nacional i Shqiptarëve me ministrin e arsimit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, vitin e kaluar ka nënshkruar marrëveshje për edhe 35 tekste tjera shkollore nga Shqipëria dhe tetë të dedikuara për mësimin e kulturës nacionale. Megjithatë, Këshilli Nacional i Shqiptarëve nuk ka propozuar përkthyesit për gjuhën serbe, gjë që është procedurë e nevojshme, pas të cilët Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë nuk mund ta miratoj përdorimin e këtyre teksteve shkollore. Për këtë arsye ata nuk janë të përfshirë në mësim as në fillim të vitit aktual shkollor.

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se në Medvegjë se është shumë i kënaqur që mund të dërgoj prorosi rreth punës dhe bashkëpunimit të përbashkët.

"Ne gjendemi në epokën e re të mardhënieve dhe bashkëpunimit në mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe popullit në njërin dhe tjetrin shtet”, tha Meta.

Meta tha se është i kënaqur me mënyrën në të cilën në Medvegjë e kanë pritur pushteti lokal dhe përfaqësuesit e shtetit të Serbisë, si edhe përshak të bisedave me këshilltarët, udhëheqësin e komunës dhe Trupin Koordinues, si dhe përfaqësuesit e diasporës shqiptare.

"Tema të takimit kanë qenë të ndryshme, ndërsa tendenca jonë është që ta forcojmë bashkëpunimin tonë. Jeni të sigurtë që vetqeverisja lokale bënë shumë që të përmirësoj dhe zhvilloj kapacitetet dhe mardhëniet ndërnjerëzore. Menjëherë do ta lus kryetarin e komunës që të vijë me bashkëpuntorët e tij në Tiranë, në mënyrë që ta vazhdojmë bashkëpunim tonë në bazë të fortë. Bashkëpunimi është në interes të të gjithë qytetarëve të Medvegjës”, tha Meta.

Meta ka ecur nga hoteli “Gejzer”, deri tek gejzeri natyror i ujit mineral me kompleksin e pishinave nën të. Në këtë vend presidenti i Shqipërisë në bisedën joformale me Stankoviqin dhe Arsiqin ka propozuar bashkëpunim më të mirë të të vendeve në fushën e turizmit “për arsye të reciprocitetit”, kështu që në të ardhmen sa më shumë serbë ta vijnë në vizitë turistike në Shqipëri.

Stankoviq dhe Arsiq kanë propozuar organizimin e manifestimit të përbashkët të dy vendeve në fushën e kulturës, duke thënë se ky bashkëpunim vetëm se egziston në shumë forma të ndryshme në Medvegjë.

Meta nga vendi i tij i lindjes në Shqipëri, ka sjellur një litër raki, kështu që në takim kanë ngre dolli për një të ardhme më të mirë.

Burimi: Politika, Skrapar dhe Trupi Koordinues