Arkiva e lajmeve
                   

PRESHEVË: TURNE FUTBOLLISTIK PËR EMIGRANTË

30. prill 2018.

Preshevë - "Topi është i rrumbullakët” është slogani i një turneu të vogël të futbollit, që u zhvillua të dielën më 29 prill në Qendrën e Pranimit në Preshevë.

Organizatori i ngjarjes sportive të lartpërmendur, i pari në një seri ngjarjesh të planifikuara, ishte Komisariati për Refugjatë dhe Emigracionin i Republikës së Serbisë.

Pesë ekipe nga Qendra e Pranimit në Preshevë morën pjesë në turne, të cilat janë përbërë nga emigrantë dhe punonjësit, si dhe një ekip nga vetëqeverisja lokale Preshevë.

Loja e fundit u luajt në orën 13:00, pas së cilës trofeu iu dha skuadrës fituese dhe u shpall lojtari më i mirë.

Ekipet më të mira morën si shpërblim disa pajisje sportive.

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi Koordinues