Arkiva e lajmeve
                   

PRESHEVA, BUJANOCI DHE MEDVEGJA KANË QENË DHE DO TË MBESIN PJESË E SERBISË

25. shkurt 2019.

Beograd – "Nuk bëhet fjalë për asnjë shkëmbim të territoreve të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ky rajon ka qenë gjithmonë, është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë. Spekulime të ndryshme rreth shkëmbimit vetëm shqetësojnë popullsinë serbe dhe shqiptare në jug të Serbisë ", tha kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq duke komentuar tregimet gjithnjë e më të shpeshta rreth kufijve të rinj.

"Këto biseda sipas njohurive dhe kontakteve të mia, nuk kanë asnjë bazë në asnjë plan dhe në asnjë negociat. Nuk janë temë diskutimi as në Bruksel dhe as në asnjë vend tjetër", tha Stankoviq.

Sipas tij, qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje është i qartë - nuk ka asnjë ndryshim.

"Pozicioni është i qartë, nuk ka shkëmbim të territorit, nuk ka shkkëmbim të popullsisë, nuk ka korrigjime kufitare. Prandaj, mendoj se banorët duhet të qëndrojnë të qetë, "tha Stankoviq.

Me fjalë të tjera, disa ditë më parë, kryetari i institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Hashim Thaçi kërkoi që të përfshihet në dialog me Beograditn edhe Rezoluta për Bashkimin me Kosovën komunave të jugut të Serbisë qendrore Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ai tha se Kuvendi i Kosovës do të propozojë një draft-rezolutë mbi bashkangjitjen e këtyre komunave me Kosovën.

Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues