Arkiva e lajmeve
                   

PREMIERA E SHFAQJES „GJERMANIA“ NË KUADËR TË PROJEKTIT „FUSHATA ANTI-DISKRIMINUESE“

26. shkurt 2014.

Premiera e shfaqjes është mbajtur më 9 shkurt të vitit 2014 në gjimnazin “Bora Stankoviq” në Vranjë, 15 dhe 16 shkurt në Beograd në gjimnazin e Dhjetë të Beogradit, deri sa në Bujanoc dhe në Vranjska Banjë do të shfaqet përgjatë muajit mars.

Shfaqja iu është dedikuar atyrëve të cilët mendojnë rreth azilit politik jasht vendit, si dhe atyrëve të cilët nuk kuptojnë se për çfarë arsye numri i madh i familjeve vendosin për një hap të tillë. Përveç Vojisllav Arsiqit dhe Ivan Stojilkoviqit, regjijën dhe tekstin e ka punuar Milena Bogovac. 

Shfaqja është krijuar në kuadër të projektit “Fushata antidiskriminuese”, e cila është e dedikuar për të rinjët e komunitetit rom dhe komuniteteve tjera, nga jugu i Serbisë. Qëllimi i kësaj fushate është zvogëlimi i diskriminimit të romëve, ndërsa shfaqja si për qëllim ka që problemin e diskriminimit ta paraqesë si një ndër arsyet kryesore, për të cilën arsye Romën nga kjo pjesë e vendit tonë dalin dhe kërkojnë azil në Gjermani, Suedi dhe vendet e tjera të zhvilluara. Shfaqja “Gjermania” paraqet të gjithë të rinjët, të cilët adresën në Serbi e kishin zëvendësuar me ndonjë tjetër, e cila do ti bënte të lumtur. Diskriminimi, papunësia, varfëria, prespektiva, indiferenca, getozimi, degradimi i kulturës dhe artit, dhe autizmi i plotë në shoqërinë tonë për të drejtat dhe nevojat e të rinjve, janë vetëm disa nga çështjet të cilat shfaqja i shtjellon.

Shfaqja realizohet në hapsirat e shkollës. Ajo është interaktive, publika e saj nuk janë shikuesit por nxënësit e programit kulturor e arsimor të kësaj mbrëmje, ku mund ti dëgjojnë  përgjigjet në pyetjet lidhur me integrimin, diskriminimin dhe migrimin e romëve. Autorët dhe autoret e kësaj shfaqjeje janë të rinjt dhe të rejat nga Vraja, të cilët aktrojnë, mirëpo edhe i shfaqin qëndrimet e tyre personale se për çfarë arsyeje e kishin braktisur apo kishin lënë me dëshirë Serbinë.  

Porosia është e thjeshtë: mos shko në Gjermani, mirëpo mëso nga Gjermania dhe mundohu që vendin tënd ta shëndrroni në vend që jep shpresa. Gjermania mund të ishte këtu, nëse do të kishim mundur të gjejmë mundësi që të ballafaqohemi me të kaluarën tonë dhe përmirësojm të ardhmen tonë.

Kjo shfaqje është krijuar në produksionin Centra E8 dhe teatrit Bitef nga Beogradi.

Burimi: Vranjske novine dhe Trupi Koordinues