Arkiva e lajmeve
                   

PREMIERA E FILMIT ,,NE APO ATA"

1. mars 2011.

Organizata The Future nga Tërnoci i Madh, të enjten e kaluar në Bujanoc ka çfaqur edhe një film në regjinë e tyre. Kësaj radhe Bujanocasit në Shtëpinë e Kulturës ,,Vuk Karaxhiq’’ kanë pasur rastin të përcjellin filmin e tirazhit të gjatë i titulluar ,,Ne apo ata’’, i cili është pjesë i projektit ,,Ne mundemi gjithqka’’. Trupi Koordinues ka ofruar mbështetje për realizimin e këtij projekti.

Është e njohur që kjo organizatë shfrytëzon filmin që rinisë t’ua vë në dukje problemet që i preokupojnë. Kështu, në këtë film bëhet fjalë për problemet shoqërore-kësaj radhe për tregëtinë me njerëz. ,,Ne’’ është një grup të rinjësh të cilët pa dëshirën e tyre janë ndodhur në një vend dhe në një kohë të padëshiruar-kur ,,Ata’’ apo një grup i dhunshëm të rinjësh rrëmbejnë dy vajza të cilat po ktheheshin nga shkolla. Gjatë tërë filmit ,,Ne’’ mundohen të shpëtojnë dy vajzat e rrëmbyera, ku edhe në fundë ia arrijnë qëllimit të tyre.

Përpos tregëtisë me njerëz, në këtë film vërehet edhe bashkëpunimi multietnik, uniteti si dhe zhvillimi dhe mbijetesa i të gjitha bashkësive etnike. Me anë të kësaj premiere, autorët e filmit tregojnë se pa bashkëpunimin multietnik nuk është e mundur që të shpëtohen dy vajzat e rrëmbyera.

Është me rëndësi të theksohet se kjo organizaë në çdo pikëpamje përkujdeset për bashkëpunimin multietnik. Sikur edhe filmat tjerë, edhe ky film është filmuar në gjuhën shqipe dhe serbe, ndërsa ekipi kreativ është i përbërë nga të rinjët e nacionalitetit shqipëtarë  dhe serbë.