Arkiva e lajmeve
                   

PREMIERA E FILMIT „MË KAP NËSE MUNDESH“ / “CATCH ME IF YOU CAN”

9. dhjetor 2010.

Organizata multietnike “The Future” nga Tërnoci i madh të martën më 30 nëntorë të vitit 2010 para qytetarëve të Bujanocit ka çfaqur premierën e filmit ,,Më kap nëse mundesh’’/“Catch me if you can”. Filmi është pjesë e projektit ,,Së bashku për gazmend’’ të cilin projekt e ka përkrahur dhe finansuar Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kjo organizatë pas vetes ka një film të karakterit të metrazhit të shkurtër, i cili film jep një mesazhë rinisë për largim nga substancat narkotike ndërsa promovon jetën e shëndoshë.

Në filmin ,,Më kap nëse mundesh’’/“Catch me if you can” marrin pjesë të rinjët shqipëtarë, serb dhe romë. Qëllimi i këtij filmi, i cili në të vërtetë është një komedi, është përmirësimi i komunikimit në mes të rinjëve në jug të Serbisë.

Filmi paraqet jetën e përbashkët dhe shoqërimin e rinisë të të gjitha komuniteteve. Mesazhi është i kjartë: dallimet gjuhësore nuk janë me rëndësi për arsye se aktorët aktronin në gjuhët e tyre amtare, mirëpo edhe në gjuhën angleze.

Në premierën e këtij filmi kanë marrë pjesë më tepër se 650 qytetarë nga Bujanoci. Është e kjartë se këso projektesh janë të mirëseardhura për arsye të tyre në përmirësimin e marëdhënieve në mes të përfaqësuesve të të gjithë komuniteteve që jetojnë në Bujanoc.