Arkiva e lajmeve
                   

PRAQKA: KONFERENCA MBI TRENDET NË KOMUNIKIM PËR QYTETARËT AKTIV

12. nëntor 2019.

Iniciativat e Qytetarëve organizojnë konferencën e katërt “Praqka”,  nga 14 deri në 15 nëntor 2019, në Beograd.

Frymëzuar nga tregimi rreth Davidit dhe Goliatit, me dëshirën për të tërhequr vëmendjen për faktin se "armët e vogla por vdekjeprurëse" janë të mjaftueshme për të luftuar "problemet e mëdha", u krijua Praqka, një konferencë unike në rajon, kushtuar zbatimit të PR në sektorin jofitimprurës.

PRAQKA e këtij viti do të trajtojë Ndryshimin dhe Zbatimin: Komunikimi nuk është sfida dhe pengesa e vetme me të cilën përballemi si shoqëri civile. Polarizimi në rritje, konteksti politik, ngushtimi i hapësirës për punën e shoqatës, fushatat e shpeshta kundër shoqërisë civile, po ndikojnë në krijimin e një imazhi të keq të punës sonë në publik. Për t'u marrë me këto probleme, duhet të jemi sa më krijues dhe inovatorë, të gatshëm të dalim jashtë kornizës së vendosur dhe të shkojmë një hap më tej kur bëhet fjalë për komunikimin e aktiviteteve tona.

Mund të lexoni më shumë rreth konferencës në faqen e internetit të Iniciativave të Qytetarëve.whttps://www.gradjanske.org/trendovi-u-komunikacijama-za-aktivne-gradjane-cetvrta-pracka-konferencija/

Burimi: “Iniciativat Qytetare” dhe Trupi Koordinues