Arkiva e lajmeve
                   

PRAKTIKANTËT PËR VIZITË NË KUVENDIN POPULLOR

1. shkurt 2013.

Në kuadër të „Programit për praktikant të rinjë, pjesëtarë të pakicave nacionale në institucionet shtetërore të Sërbisë“, Zyrja për të drejtat e njeriut dhe pakicave , e cila udhëheq me këtë program, ka organizuar vizitë në Kuvendin popullor.

Në kuvend, 12 praktikant, pjestar të komuniteti shqiptar, boshnjak dhe romë, kan qenë mysafir të kryetarit të Kuvendit Nebojsha Stefanoviq, kryetarit të bordit administrativ, Zoran Babiq dhe kryetarit të Këshillit për te drejtat e njeriut dhe pakicave dhe barazisë gjinore, Mehe Omeroviq.

Të pranishmëve së pari iu është drejtuar kryetari i kuvendit, Nebojsha Stefanoviq, i cili ka spjeguar mënyrën e funksionimit të Kuvendit Popullor, dhe në të njejtën mënyrë ka lavdruar projektin për praktikant për të rinjët e komuniteteve të pakicave duke përmendur edhe rëndësin e integrimit të të gjith qytetarëve të Sërbisë në institucione.Kryetari i Kuvendit Popullorë të pranishmëve u ka treguar se deri më tani në përbërjen e kuvendit ka pasur numër të mjaftueshëm të deputeteve të cilët jan pjestar të pakicave nacionale, e të cilët nuk jan vetëm nga listat zgjedhore të pakicave por edhe nga listat e partive të mëdha.

Kryetari i këshillit për drejtat e njeriut dhe pakicave dhe barazisë gjinore, Meho Omeroviq, gjat bisedës me praktikantët ka potencuar se masat ligjore për mbrojtjen e pakicave nacionale në Sërbi u përkasin standardeve më të larta europiane. Omeroviq theksoi se është e rëndësishme që të rinjët edhe pas mbarimit të praktikës, të mbesin të punojn në institucionet që përbëjnë themelin e shtetit.

Përgjat këtij takimi, praktikantët janë interesuar për rolin e Kuvendit popullor dhe këshillave të saj në implementimin e projektit Dekada e Romëve, si dhe për rolin e Kuvendit në integrimet europiane të Sërbisë.

Praktikantët kanë pasur mundësin që të vizitojn ndërtesen e Kuvendit popullor dhe të mësojn më shum rreth historisë së kësaj ndërtese. Pas kësaj, kryetari i Kuvendit i ka ftuar të pranishmit të hyjn në sallë dhe drejtpërdrejt të përcjellin punimet e Kuvendit. Praktikantët e pranishëm u përshëndeten edhe nga të gjith deputetët.

Burimi: Shërbimi i trupit Koordinues