Arkiva e lajmeve
                   

PRAKTIKANTËT NË BISEDË ME AMBASADORIN E BRITANISË SË MADHE

21. mars 2012.

Ambasadori i Britanisë së madhe Ekselenca e tij Majkëll Devenport dje në rezidencën e tij priti dhjetë praktikant dhe praktikante për pesë muaj që jetojnë në Beograd në kuadër „Programi praktikës për të  rinjët – antarët e pakicave në institucionet shtetërore në Serbi“. Përveç praktikantve dhe mentoreve, bisedën me ambasadorin e ndoqen drejtori për drejtat e njeriut dhe të pakicave Nenad Gjurgjeviq dhe drejtoresha e trupit Koordinues Danijella Nenadiq.

Ambasada Britanike për vitin e dytë mbështet programin e praktikës që te rinjve nga pakicat lokale ndihmojë te marrin njohuri dhe përvojë të vlefshme duke punuar në institucione shtetërore dhe aftësi shumë të rëndësishme për të komunikuar dhe për të kryer detyra të shumta. Për dallim nga viti i parë në vitin ne dytë program ka përfshier të rinjët e tri bashkësive etnike ( shqipëtarët, boshnjakët dhe romët)të cilët mbajnë praktikë në katër institucione të Republikë së Sërbisë: Trupi Koordinues i Republikës së Sërbisë për komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, Administratën për të drejtat e njeriut dhe pakicave , Ministrinë e kulturës dhe në Ministrinë e arsimit dhe shkencave.

Ambasadorit Davenport i interesonin përshtypjet dhe eksperienca e përgjithshme e këtyre të rinjëve  të cilëve i’u ofrua mundësia  të arrijnë njohuri të cmuara  nga qëndrimi i tyre gjashtë mujorë larg nga rrethi i tyre- nga njohuritë dhe aftësitë e fituara nga puna me mentoret e tyre, nga jeta në Beograd, shoqërimit dhe komunikimit me njerëzit e tjerë dhe orientimit nbë një mjedis krejtësisht të panjohur.

Eksperiencat e praktikantëve ishin shumë positive sepse të gjithë ishin të mieëpritur në institucionet në të cilat mbajn praktikën dhe janë të pranuar si pjesë e grupit. I’u është mundësuar të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme  të cilat i zbatojnë institucionet në të cilat ata profesionalizohen duke u angazhuar drejtpërdrejt në ato aktivitete dhe duke marrur përgjegjsi mbi zbatimin e detyrave në mënyrë sa më të mirë kështu njëkohësisht duke fituar njohuri mbië përvojat e tyre. Në periudhën e kaluar për ata janë  organizuar një sërë trajnimesh të cilat iu kan mundësuar të zotërojnë aftësitë e nevojshme për punën e tyre në institucionet shtetërore. Jeta në Beograd është përplot risi dhe sfida , experiencë e cila e bën praktikën edhe më të mirë.

Mentoret kan treguar për rëndësinë e ndërsjelltë të programit i cili ndikon jo vetëm tek praktikantët dhe në kultivimin e njohurive të tyre, mirëpo edhe në vet institucionet sepse praktikantët punojnë në realizimin e shumë aktiviteteve por gjithashtu sigurojë informacion në lidhje me ndikimin e këtyre aktiviteteve në komunitetet nga të cilat ata vijnë.

Praktikantët kishin pyetje të shumta për ambasadorin Davenport, ku gjat bisedës me të u njoftuan me karrierën e tij , se si ai e mësoi gjuhën serbe, cilat janë prioritetet e ambasades së Britanisë në fushën e investimeve në Republikën e Serbisë. Ata që të gjithë shprehën dëshirën për vazhdimin e këtij program në mënyrë që edhe të rinjëve të tjerë tu ofrohet mundësia që të arrijnë një përvojë vlefshme, të cilën atyre i;u ofroi ky program.

Programin për praktikant implementon Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave, administratë shtetrore dhe vetqeverisje lokale, administratës për të drejtat e njeriut dhe pakicave, ndërsa implementohet në partneritet me misionin e OSBE-së në Republikën e Sërbisë.