Arkiva e lajmeve
                   

PRAKTIKANTËT E PROGRAMIT TË PRAKTIKËS PROFESIONALE VIZITOJNË SHËRBIMIN E TRUPIT KOORDINUES DHE MINISTRINË E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE TË PAKICAVE DHE DIALOGUT SOCIAL

23. mars 2022.

Beograd - Praktikantët e Programit të Praktikës Profesionale të OSBE-së folën me Gordana Čomić, Ministre e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social, dhe Danijela Nenadić, u.d. Drejtoresh e Shërbimit të Trupit Koordinues.

Misioni i OSBE-së në Serbi po zbaton programin e praktikës në bashkëpunim me tetë institucione shtetërore, përfshirë Shërbimin e Trupit Koordinues. Krahas Shërbimit të Trupit Koordinues, praktikantët praktikojnë edhe në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social, Ministrinë e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimi Teknologjik, Agjencia Kundër Korrupsionit, Akademia e Drejtësisë dhe mbrojtja e mjedisit.

Axhenda Programore parashikon vizita të praktikantëve në secilin prej institucioneve shtetërore pjesëmarrëse në të. Pas bisedimeve me ministren Čomić dhe u.d. Drejtorja e ShTK Nenadić, praktikantët vizituan objektin “Pallati i Serbisë” të shoqëruar nga kuratori.

Dymbëdhjetë praktikantë nga Presheva, Bujanoci, Medvegja, Prijepolja, Sjenica dhe Novi Pazari po kryejnë praktikën profesionale në këto institucione nga 1 nëntori 2021 deri më 3 maj 2022.

Burimi: Trupi Koordinues