Arkiva e lajmeve
                   

PRAKTIKANTËT E PËRZGJEDHUR NË KONKURSIN E HAPUR NË KOMUNËS SË BUJANOCIT SOT KANË NËNSHKRUAR KONTRATAT ME PUNËDHËNËSIT.

17. tetor 2013.

Një ditë gëzimi për 33 praktikantët e komunës së Bujanocit, një numër prej të cilëve me vite kishte pritur fillimin e punës.

Kryetari I komunës së Bujanovcit Ngip Arifi,ka pranuar të rinjtë të cilët janë zgjedhur në konkursin,I ka dëshiruar mirseardhje dhe I tha se ata në nje vjetorin e punës së tyre në shoqëritë dhe institucionet arsimore do te fitojnë përvoj pune.

Qëllimi I këtij akcioni është zvoglimi I papunsisë mes të rinjve dhe mundësia për përvoj pune.

Në mbledhjen e Arifit me të rinjtë nga Bujanovci ishte I pranishem edhe zavendës I kryetarit të komunës së Bujanovcit,Stojanca Arsiq.

Gjatë trajnimit praktik kandidatët e përzgjedhur me kualifikime të larta do të financohen me 20 mijë dinarë në muaj, dhe ata me diplomë të shkollës së lartë me 25 mijë dinarë.

Për këtë pagesë komuna e Bujanocit ka ndarë nga buxheti 4 milionë dinarë, ndërsa si rezultat i interesimit të lartë ka rritur numrin e praktikantëve nga 30 sa ishte në fillim në 33 kandidatë të përzgjedhur.

Burimi:Titulli dhe Trupi Koordinues