Arkiva e lajmeve
                   

PRAKTIKA PROFESIONALE PËR NËNTË STUDENTËT E DIPLOMUAR NË VETQEVERISJEN LOKALE

19. gusht 2019.

Medvegjë - Shërbimi Kombëtar i Punësimit u ka siguruar kompetentëve në komunën e Medvegjës mundësinë për të punësuar dhjetë të rinj pa përvojë pune në programin e formimit profesional.

Në zyrën e kryetarit të komunës Nebojsha Arsiq, u organizua nënshkrimi zyrtar i kontratave me persona të papunë.

"Trajnimi profesional është një program përmes të cilit do të fitoni një nivel të caktuar të njohurive dhe shprehisë së punës, me mundësinë e mëvonshme të marrjes së një provimi profesional shtetëror që do t'ju hap derën për të zgjidhur përgjithmonë statusin tuaj të punës", tha kryetari Nebojsha Arsiq.

Përveç administratës komunale të komunës së Medvegjës, 4 persona të tjerë kanë shfrytëzuar mundësinë e formimit profesional përmes Organizatës Turistike të komunës së Medvegjës dhe Qendrës së Rehabilitimit në Banjën e Sijarinës. Të gjithë personat që do të jenë në praktikë profesionale janë nga territori i komunës së Medvegjës. Prej dhjetë kandidatëve, katër kanë  janë me fakultet,  dy me me shkollim të lartë dhe katër të tjeraët me shkollë të mesme.

Pas nënshkrimit të kontratave, punonjësit e rinj u sistematizuan në departamentet e administratës komunale të komunës së Medvegjës, ku ata do të kryejnë punën e tyre të parë për 6, 8 ose 12 muajt e ardhshëm, në varësi të kualifikimeve të tyre që kanë përfunduar.

Ndërsa Qendra për Zhvillimin e Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës ka nënshkruar një kontratë me komunën e Medvegjës për realizimin e Projektit "Themelimi i Zyrës për Sipërmarrje", ku 11 persona do të angazhohen në një periudhë prej 6 muajsh.

Qëllimi kryesor i projektit të përbashkët është t'i përgjigjet nevojave në rritje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në komunën e Medvegjës përmes aktiviteteve të zbatuara nga ky projekt. Zbatimi i projektit do të arrijë qëllimet specifike të parashikuara nga programi, përkatësisht stimulimin e sipërmarrjes dhe zhvillimin e një shpirti sipërmarrës.

Personat e punësuar përmes projektit janë kryesisht të rinj me arsim të lartë, ndërsa është e përfshirë gjithashtu përmes projektit popullsia pakicë shqiptare.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues