Arkiva e lajmeve
                   

POZITË MË TË MIRË PËR PAKICAT

21. prill 2011.

Qeveria e Sërbisë, e pos kësaj dhe Ministria e punëve të mbrendshme (MPB), janë përcaktuar që të avancojnë pozitat e pakicave nacionale dhe të mundësojnë inkuadrimin e plotë të tyre në shoqëri, ka thëne zëvendës  kryeministri dhe ministri i punëve të mbrendshme Ivica Daçiq në mbledhjen përkushtuar situatës së përgjithshme për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Përveç kësaj ai theksoi se Qeveria Serbe është duke u përpjekur që të sigurojë përfaqësim edhe më të madhe të pakicës nacionale shqiptare në organet qeveritare, për pos kësaj edhe në polici. Në forumin Ndërkombëtar “Integrimet në mes principëve etnike dhe demokratike” rreth jugut të Sërbisë, të mbajtur në Sava Centar në Beograd, Daçiqi rikujtoi se në MPB nuk egzistojnë kufizime për punësimin e pakicave nacionale. Ai vuri në dukje se në vitin 2001 në fushën e departamentit të policisë  në Vranje kanë qenë të punësuar vetëm pesë policë të kombësisë shqiptare, ndërsa sot ka 222. Sipas fjalëve të tij, është shpallur konkursi për trajnimin bazë të policisë  për 50 polic-nga 20 në Preshevë dhe Bujanoc dhe dhjetë polic në Medvegjë.

Në takim për pos ministrit të arsimit dhe shkencës Zharko Obradoviqit dhe kryetarit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq, kanë prezantuar edhe zyrtar ndërkombëtar dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, sikurse edhe politikanët shqiptar nga Presheva dhe Bujanoca. Obradoviq theksoi rëndësinë e edukimit të të rinjve në veçanti nga perspektiva e zhvillimit të tolerancës etnike dhe fetare, si dhe forcimin e besimit dhe për të parandaluar sjelljet që shkelin apo dëmtojnë  të drejtën për të qenë ndryshe.

Në forumin ndërkombëtar rreth jugut të Sërbisë gjithashtu është thënë se situata ekonomike, e jo ajo politike është faktori kryesor i numrit të madhë  të azilkërkusëve të rrejshëm nga jugu i Sërbisë. Problemi i numrit të madhë të  azilkërkuesëve të rrejshëm, kryesisht Romëve dhe Shqiptarëve nga hapsirat e Preshevës dhe Bujanocit, duhet të zgjidhet për mes bisedimëve në mes liderëve politik lokal, por edhe me përmirësimin e situatës ekonomike në atë hapsirë. Nga Qeveria e Sërbisë porositin se janë të gatshëm të avancojnë pozitën e pakicave nacionale dhe se mundësojnë inkuadrimin e tyre të plotë në shoqëri.