Arkiva e lajmeve
                   

POSTA KËRKON BARTËS TË DËRGESAVE, SHOFERË,PUNONJËS SPORTELI,POSTIERË

29. prill 2022.

Bujanoc- Beograd-  Posta e Serbisë më 4 maj do të hapë konkursin e përhershëm publik për punësimin e shoferëve, postierëve, bartës të dërgesave dhe punonjësve në sportel në tërë Republikën e Serbisë, gjë që mund të jetë mundësi për punësim në Postën e Bujanocit, e cila ka pasur mungesë të punëtorëve për një kohë të gjatë.

Kandidatët e interesuar nga e gjithë Serbia mund të aplikojnë për këto vende pune në ekspoziturat lokale, në një procedurë të thjeshtë online, dhe të gjitha aplikimet do të shqyrtohen dhe trajtohen me kujdes, njofton Posta e Serbisë.

Në fillim të muajit mars u konfirmua se në postën e Bujanocit mungonin punëtorët, kur postierët anembanë Serbisë dolën në grevë.

Posta e Serbisë tani njofton se konkursi po hapet për shkak të zgjerimit të gamës së shërbimeve dhe zhvillimit të rrjetit të degëve dhe nevojës së ndjeshme për punëtorë.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në përzgjedhjen profesionale.

Të gjitha kushtet e konkursit dhe formulari i aplikimit do të jenë në dispozicion në faqen e Postës së Serbisë, në faqen e veçantë .

– Kjo faqe do të mbetet vazhdimisht aktive dhe do t’u shërbejë nevojave të ardhshme për shpallje dhe informim për mundësitë e hapura të punësimit, si dhe vazhdimisht do të jetë e hapur për aplikim të vazhdueshëm të kandidatëve të interesuar për të punuar në Postën e Serbisë, aplikimet e të cilëve do të shqyrtohen sipas nevojave aktuale.

Posta e Serbisë rikujton se është ndër kompanitë publike më të vjetra dhe më të mëdha në Serbi, stafi i së cilës ka rreth 15 mijë të punësuar.

-Përveç afarizmit të qëndrueshëm dhe të suksesshëm, Posta e Serbisë është një punëdhënës tërheqës, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, e cila e ndërton suksesin afarist në cilësinë e burimeve njerëzore, inovacionit dhe talentit, por edhe një strategji afatgjatë për të tërhequr dhe mbajtur kandidatët më të mirë dhe që së bashku me punëtorët të ngritemi dhe të zhvillohemi edhe më tej, thuhet në njoftimin e Postës së Serbisë.

Burimet:Bujanovaqke,Trupi Koordinues.