Arkiva e lajmeve
                   

PORTALI TITULLI KA MARRË PJESË NË TRIBUNËN PËR MEDIA TË EXITIT

14. korrik 2014.

Nën organizimin e Qendrës për Zhvillimin e mediave lokale dhe të pakicave në kuadër të festivalit ndërkombëtar„ЕXIT“  në Novi Sad, është mbajtur paneli i quajtur „Tregimi i mirë“.

Në panel kanë marrë pjesë kryeredaktorët dhe përfaqësuesit e mediave të pakicave në Serbi, siç janë : hungareze, sllovake, rumune, ruse dhe shqiptare.  

Argjent Goga, redaktori kryesor i portalit „Titulli“ tha se për atë kjo mbledhi ka qenë shumë produktive sepse shkëmbimi i përvojave rreth punëve të mediave lokale të pakicave në Serbi. Goga tha që tribuna ka paraqitur mënyrën se si ai portal punon, sa është vizitshmëria dhe ndikimi i portalit, me çka ballafaqohen në punë si dhe a egziston cenzura.

"Detyra e mediave lokale është që të promovoheht vizioni dhe ideja e të rinjëve në fusha të ndryshme shoqërisë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të tyre " , tha Goga dhe theksoi se tribuna ka qenë mundësi e mirë dhe të përmirësohet mënyra e punës së gazetarëve në mediat lokale, si dhe të ndëgjohet ide të reja.

„Për shembull, në portalin tonë kemi pasur rubrikën në gjuhën serbe, ndërsa planifikojmë që lajmet në portalin t`i përkthejm në serbisht. Kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë multietnike, sepse mundëson qytetarëve që të informohen në gjuhën e tyre rreth të rejave në vendin e tyre, si dhe rreth lajmeve të komuniteteve pakicë“, theksoi Goga duke përmendur se platform për këtë project është e shkruar, e vetmja është që të sigurohet materiali dhe mjetet për zbatimin e kësaj ideje.

Ai ka propozuar edhe kolegëve tjer që në mediat e tyre të përpiqen të bëjnë të njejtën ashtu që të kontriubojnë në informimin e mirë dhe ashtu që të përmbushin njërin nga qëllimet themelore të mediave.

Mediat në gjuhët e pakicave kanë pasur për herë të parë mundësin që përmes promovimit të përbashkët prodhimet dhe kapacitetet e tyre, t`i shkëmbejnë përvojat të cilat mund të ndikojnë në rritjen e kapacitetit të mediave lokale të pakicave në Serbi.

Koncepti i „Tregimi i mirë“  e kanë përkrahur Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) dhe ambasada e Zvicrrës në Beograd.

BURIMI: Trupi Koordinues