Arkiva e lajmeve
                   

PORTALI INFORTMATIV TITULLI DHE NË GJUHËN SERBE

7. gusht 2013.

Bujanoc-Portali informative “Titulli” nga Bujanoci filloi botimin e lajmeve në gjuhën serbe me  ndihmën e Ministrisë së Kulturës.Nga nëntë portalet që informojnë shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë "Titulli"është i pari dhe deri tani i vetmi që vendosi për të marrë këtë hap.

 “Para një viti e gjysmë kemi filluar me qëllim që të jemi zëri i shqiptarëve kurse tani paraqesim informacione mbi tregun serb sepse këtu shqiptarët dhe serbët kanë të njëjtat probleme dhe dëshira për të arritur një cilësi më të mirë të jetës ", tha  drejtori Skënder Saqipi.

Kjo faqe ka  një mesatare prej 8.000 vizita në ditë dhe informatat e tyre transmetojnë  mediat në Kosovë dhe Metohi,Maqedoni dhe Shqipëri.

Një fakt interesant është se në këto tri komuna në të cilat jetojnë shqiptarët, portalet e internetit në gjuhën shqipe janë të bollshme ndërsa serbët nuk kanë asnjë faqe të internetit  e karakterit informative.

Burimi:Jugmedia