Arkiva e lajmeve
                   

POLITIKA RINORE NË JUG TË SERBISË

15. tetor 2014.

Vranje/Leskovac – Në organizimin e Shoqërisë „Gjenerator“, Zyra për të Rinj nga Vraja dhe Parlamentit Popullor nga Leskoci, në sallën e Kuvendit të qytetit të Vrajës është mbajtur tryezë e rrumbullakët në të cilën është prezentuar Strategjia Nacionale për të rinj për periudhën prej 2015 deri 2025 dhe  Plani i Veprimit për periudhën nga viti 2015 deri 2018.

Në emër të qytetit të Vranjës, mirëseardhjen akterëve më të rëndësishëm të politikës së rinjëve në jugun e Serbisë i ka dëshiruar zëdhënësi i kryetarit Dragolub Stevanoviq, i cili tha se vetqeverisja lokale ndanë mjete të konsiderushme për të rinjët, para së gjithash në fushën e arsimit, sportit, si dhe përmes mbështetjes të institucioneve të cilët realizojnë projekte për përmirësimin e pozitës të të rinjëve.

Rreth dokumenteve strategjike të rëndsishme së politikës të të rinjëve  kanë folur përfaqësuesit e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit, të cilët kanë thënë se vizioni i vet Strategjisë parasheh të rinjët si pjesëmarrësit aktiv të jetës publike, të cilët krijojnë kushte të mira për zhvillimin e tërë shoqërisë. Në tryezën e rrumbullakët është biseduar edhe rreth qëllimeve strategjike të Strategjisë Nacionale dhe përmirësimit të kapacitetit për vetpunësimin e të rinjëve në Serbi. Kjo është mbledhja e dhjetë e këtij lloji, i cili ka qenë i hapur për të gjithë propozimet të cilët mund të gjenden në verzionin e draftit përfundimtar.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues