Arkiva e lajmeve
                   

POLICIA NË BUJANOC KA FITUAR 3 AUTOMOBILA TË TIPIT “SHKODA RAPID”

22. shtator 2017.

Bujanoc – Nga 26 automobila të tipit “Shkoda Rapid” për Administratën Policore në Vrajë, 3 automobila i ka fituar Stacioni Policor i Bujanocit.

Zyrtari i SP të Bujanocit tha jozyrtarisht se automjetet në parking të policisë janë të vjetra dhe të prishura, gjë që kanë krijuar shumë vështirësi të realizimit të detyrës ditore.

Ministria e Punëve të Brenshme ka siguruar 710 automjete të tipit “Shkoda”.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues