Arkiva e lajmeve
                   

”PO ZBATOHEN REFORMAT EDHE NË JUG”

30. korrik 2013.

Beograd-Nuk janë të sakta vlerësimet se në Bujnaoc dhe Preshevë nuk po zbatohet reforma e drejtësisë,tha Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.Sa i përket pretendimit se me Shqiptarët ka biseduar për angazhimin e gjyqtarëve serb dhe prokurorëve, Stankoviq tha:

”Kjo nuk është e saktë, meqë është paraparë gjykata komunale në Bujnaoc me të gjitha strukturat tjera të drejtësisë dhe prokurorisë. Ne, me kryetarin e Kuvendit të komunës ishim te kryetari i Gjykatës në Vranje dhe jemi marr vesh rreth pranimit të kuadrove, para se gjithash njerëzve që janë larguar”,tha Stankoviq.

Ai tha se po negociohet që edhe Presheva të ketë gjykatën komunale por për vendosjen e gjykatës do të dihet më shumë pas debatit në kuvend. I pyetur pse Komuna e Medvegjës nuk ka marr asnjë dinarë nga mjetet e parapara për zhvillime te ndërmarrjeve të vogla dhe mesme për tri komunat e  Preshevës,Bujanocit dhe Medvgjës,ai tha se nuk ka pasur paraqitje adekuate.

”Është pak sa çuditshëm që një mjedis si Medvegja nuk është në gjendje të bëjë propozimin e planit të aktiviteteve për ndërmarrje të vogla dhe mesme. Ata afaristë nuk kanë pasur paraqitjet dhe propozimet për harxhimin e mjeteve edhe pse ata kanë marrë pjesë në përgatitjen në Odën ekonomike të Serbisë,qeverisjen lokale dhe ekspertët nga Trupi koordinues”,theksoi Stankoviq. Ai shtoi se konkursi do të përsëritet në fund të gushtit. Për zhvillimin e ndërmarrjeve dhe rritjen e punësimit janë planifikuar 60 milionë dinar , nga të cilat Bujanocit dhe Preshevës ka marrë 48 milionë dinarë, ndërsa Medvegja nuk arriti të marrë 12 milionë dinarë të destinuara për të.

BURIMI: Beta